Dokufest-i përfundoi edhe më mirë se dymbëdhjetë herëve tjera. Organizim që të bën të ndihesh krenar si pjesë e qytetarisë evropiane. Andaj e dua Dokufest-in, e dua Prizrenin. I them doku-prapë.
Kaq prapa dhe të humbura kanë mbetur qytetet e tjera të Kosovës, sa thjeshtë nuk e di se si e ndjejnë veten duke qëndruar në një agoni të tillë, ku që nga paslufta nuk ishin në gjendje të bëjnë një organizim serioz që do të na kthente vëmendjen tek to.
Këtë e bëri Prizreni. E bëri dhe na bindi se më në fund edhe Kosova e ka një qytet që di t’i shfrytëzojë kapacitetet e saj kulturore, me të cilat të ushqen dhe të argëton gjatë një jave të tërë pa u mërzitur fare.
Nga një u bënë nëntë. Po, po, nëntë kinema. Ti që e lexon këtë dhe çuditesh, eja vitin tjetër në Prizren dhe bindesh. Po të them eja pasi unë atje do të jem. Nëntë kinema. Ndaq në tokë e ndaq në lum, ndaq në rrafsh e ndaq në kodër. Gjithandej kinema. Kinemaja është diçka që Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani si qytete të mëdha, moti ama shumë moti i kanë vënë nën dry dhe kanë humbur shifrën për ta hapë atë dreq dere. S’ka kino, s’ka teatër (mos më thoni se ka teatër), s’ka asgjë të kënaqshme në fushën e kulturës që të bënë të ndihesh krenar prej nga vjen.
Kultura është obligim qytetar që të garanton zhvillim. Pa kulturë thjesht është kot. Në çdo gjë është e nevojshme kultura, por ajo më e ndjeshmja, ajo që të bënë të jesh dikush tjetër në rast se nuk ja qëllon si duhet, apo në rast se nuk merr erë në këtë fushë, është ajo e llojit të Dokufest-it. E Dokufest-i për 13 vite e bëri kulturën. Kino, film, teatër, koncert, muze, galeri, pra fusha të thella që udhëhiqen nga profesionistë, jo nga daja, nipi, djali i shokut, të thash e më the, apo njerëz të amaneteve si thoshte profesori Faruk Begolli, por njerëz profesionist dhe vetëm profesionistë. Jo djem e vajza të mira, ngase në profesionalizëm nuk na bëjnë punë. Të mirët mundë t’i mbani si dekor në shtëpi.
Në anën tjetër të gjitha këto flasin për mungesën e kapaciteteve intelektuale. Flasin për ngushtim të diapazonit. Nuk duam asfalt. Asfalt mund ta bëni oborrin e juaj dhe të kënaqeni me të. Duam organizime kulturore, serioze, me ambicie që ato t’i sheh bota dhe të jenë në konkurrencë të barabartë, jo amatorizma sa për t’i shëruar kompleksin vetit dhe për të dalë me interesant në provincën prej nga vini. Nuk duam të bëhemi pjesë e provincës tuaj, por duam të ju ngritim nivelin në atë vend, që ju me diapazon të ngushtë e kthyet në provincë.
Na flisnit gjerë e gjatë dje, e sot nuk e zëni në gojë kulturën, ngase e konsideroni humbje kohe, e si rrjedhojë apo indirekt, ju i thoni Istrefit, Farukut, Ahmetit, Bekimit, Hermines, Abit, Shaniut, Besimit e shumë të tjerëve, bëtë mirë që vdiqët. Nuk na u deshët asnjëherë, prandaj nuk na duheni as sot. Kjo është porosia juaj për ne të tjerlve që mundohemi ta krijojmë një frymë të re, një hap drejt përparimit të mentalitetit, ngase ndërrimi i mentalitetit të prapambetur bëhet nga artisti, dhe pas tij nisen të tjerët. Jo pse na jepni hapësirë, por ngase nuk keni guxim të bëni vet hapa e mëdha. Pra, ju shndërroheni në dimër dhe na shtrëngoni, na shtypni ngase ashtu ju nevojitet. Një mentalitet i prapambetur do të thotë një fitore për ju.
Mirë, vazhdoni, veç vazhdoni. Sa më shumë që po vazhdoni, ju në fakt po argumentoni se cilit nivel i takoni. Të gjithë ata që kulturën e popullit të vet nuk e trajtojnë si duhet, do të jenë pjesë e harresës kolektive.
Në çdo cep të botës mbeten të përmendur emra udhëheqësish për shkak të fuqisë së tyre të ndikimit në zhvillimin e kulturës dhe nëpërmjet saj, përparimit të mentalitetit, po ju për çfarë ndryshimi do të mbaheni mend?
Ju presim me kënaqesi përgjigjen, na thoni mundësisht në praktikë. Në të kundërtën skenat që i shohim në kafene, po na zënë vend në skenën e kulturës së shoqërisë sonë. Ju jeni ata që i keni stimuluar dhe po i fuqizoni, duke mos bërë asgjë në këtë rrafsh.
Ju pamë dhe u ngopëm, ju mësuam emrat dhe tash duam të ju shohim punën. Deri tani nuk pamë gjë të veçantë për të na tërhequr vëmendjen. Prizreni e dëshmoi këtë me një organizim të tillë. Ju jeni larg. Ne nga stratosfera ju vërejmë si një pikë. Edmund Burke ka thënë: “E vetmja gjë që e bënë të keqën të triumfoj është, të rrish e të mos bësh asgjë”. Mundësitë janë. Bëjeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker