LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Nuk do të marrë pjesë kur Samiti SEECP të mbahet në Kosovë

Dodik: Nuk do të marrë pjesë kur Samiti SEECP të mbahet në Kosovë

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi sot se nuk do të vijë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).

Ai këto komente i bëri sot pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku po mbahet samiti SEECP, në të cilën nuk merr pjesë Kosova.

Ai falënderoi presidentin turk që ka mbajtur fjalën dhe po merr pjesë në samit.


“E falënderoj Erdoganin që e mbajti premtimin që ma dha në Ankara, kur e kemi ftuar që të vijë dhe erdhi”, tha Dodik, përcjell Telegrafi.

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samitin e SEECP shenjë e keqe
Lexo po ashtu Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samitin e SEECP shenjë e keqe

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij.

“Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën BeH nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës,” tha Dodik.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa nga Dodik ishte dërguar me fusnotë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori