LAJMI I FUNDIT:

Doçi: Betejën në Koshare e filluam me 100 luftëtarë (Video)

Doçi: Betejën në Koshare e filluam me 100 luftëtarë (Video)

Maliq Doçi, komandant i Stërvitores së Helshanit, ka thënë se Betejën në Koshare e filluan me 100 pjesëtarë të UÇK-së.

“Këto forca që ishin të stacionuara në Cahan, Has dhe Kalimash i kam marrë me kamion dhe i kam dërguar në frontin e Kosharës”, tha ai.

Doçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se në Shtabin e Helshanit janë stërvitur 4,000 forca.


“Nuk e kuptoj se si sot mundohen të reduktojnë numrin e ushtarëve, e ne çfarë kemi hequr në atë kohë”, tha ai përcjell Telegrafi.

Doçi tha se pas urdhrit për mobilizim të përgjithshëm, radhët e UÇK-së u shtuan mjaft shumë nga djem e burra të ardhur si refugjatë.

“Ishte ndihmë e madhe kur nga Kukësi na erdhën djem e burra të ardhur si refugjatë, e që më pas iu bashkuan radhëve të UÇK-së”.

Ushtaraku tha se operacioni “Shigjeta” ishte si domosdoshmëri për të zhvendosur forcat serbe edhe në një front tjetër.

“Rrethanat e kërkuan të hapet një front i ri, që forcat serbe ta spostojnë vëmendjen, dhe të jenë në trysni në të gjitha anët e kufirit shqiptaro-shqiptar”, tha ai./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/334403417321643/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori