LAJMI I FUNDIT:

Djeg bashkëshortin për shkak të këmbëve të palara

Djeg bashkëshortin për shkak të këmbëve të palara

Një nuse kineze ia ka futur flakën burrit të saj sepse ishte shtrirë në krevat, pa i larë këmbët. Edhe pse ende ishin në muajin e mjaltit, zënkat mes tyre me të madhe i kanë zbutur me ndihmën e "rakisë së fortë".

Wang dhe gruaja e tij Luo nuk janë ndaluar së përleshuri rreth disa gjërave të parëndësishme edhe pse ende ishin në muajin e tyre të mjaltit.

Pas një zënke të ashpër mes tyre, ata kanë kapur në dorë “rakinë e fortë” për të zbutur inatin, mirëpo kur Luo e ka parë Wangun të është shtrirë në krevat, ndërsa nuk i kishte larë këmbët – është çartur fare dhe ia ka futur zjarrin çarçafit.

Bashkëshorti është zgjuar dhe ka kërcitur dajaku, por burri i rraskapitur dhe i dehur ka përjetuar kolaps. Luo ka ikur nga dhoma, të cilën e kishte përfshirë zjarri, duke e lënë burrin në mes të zjarrit.


Më pas, Luo është arrestuar nga policia.