LAJMI I FUNDIT:
Fun

Djaloshi prek telat elektrik dhe pëson djegie të madhe pas ngjitjes në tren

Djaloshi prek telat elektrik dhe pëson djegie të madhe pas ngjitjes në tren

KUJDES, PAMJE SHQETËSUESE. Ky i ri u filmua duke marrë një goditje elektrike të rëndë kur u ngjit në majë të një treni në Taichung, Tajvan

Kjo kamerë sigurie tregon momentin e tmerrshëm që një djalë i ri është djegur dhe rrëzuar nga një goditje elektrike kur preku telat elektrik mbi një tren pasi u akuzua për ngacmim të udhëtarëve.

Ky djalë, 21-vjeçar, i identifikuar vetëm si Wu nga media lokale në Tajvan, kishte dalë jashtë trenit kur ndaloi në stacionin hekurudhor Wuri në Taichung rreth orës 1:15 pasdite, më 3 shkurt, transmeton Telegrafi.


Në klip, ai ngjitet në majë të një treni të ndaluar dhe papritmas hidhet mbi telat elektrik dhe pastaj një shpërthim i shkëndijave të ndritshme shihet në filmim.

Djaloshi arrin të zvarritet nga çatia e trenit, duke u ulur me dhimbje në platformën e betonit disa metra më poshtë.

Një punonjës i Administratës së Hekurudhave në Tajvan dhe një anëtar i publikut atëherë nxituan të ndihmojnë atë, raportojnë media lokale.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit që qëndrojnë rreth djalit pasi djegiet e tij u trajtuan në vendngjarje.

Ai u dërgua në repartin e djegies së Spitalit të Universitetit Mjekësor Chung Shan për trajtim, sipas departamentit të zjarrit të qytetit Taichung.

Hetimet për veprimet e djalit, detaje të së cilës nuk u dhanë, ishin ende në vazhdim sipas mediave lokale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori