LAJMI I FUNDIT:

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit ndërkombëtar në Kosovë

Në Kosovë ka korrupsion. Këtë nuk e mohon askush. Sepse mohimi i pranisë së korrupsionit në shoqërinë tonë do të ishte vetëvrasje politike publike e secilës parti politike, e secilit politikan në mënyrë individuale, e shoqërisë civile, por edhe e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. E tash, se cila është gjerësia dhe thellësia e korrupsioni në Kosovë dhe në cilat forma shfaqet ajo, kjo tashmë bëhet çështje e muhabetit, pra e diskutimit për proceset administrative dhe, ajo më kryesorja, e gjetjes së mënyrës për luftimin e saj.

Po shohim këto ditë paraqitje të shpeshta mediale të pranisë ndërkombëtare në Kosovë duke diskutuar për praninë e korrupsionit në Kosovë. Që është mirë. Bile, kur i shoh këto paraqitje, si qytetar, gëzohem si fëmija. Ndoshta edhe më shumë, duke pas parasysh se këtij gëzimi po i shtohen edhe festat e fundvitit. Por, mbetemi me shpresë që, së paku, lufta kundër korrupsionit të mos jetë sikur ardhja-vajtja e Babadimrit – një herë në vit.

Dua të them, nuk ka institucion vendor zyrtar qeverisës që në brendinë e vet nuk ka së paku edhe dy organizata ndërkombëtare. Asnjë kuvend komunal nuk është pa prani të organizatave ndërkombëtare, asnjë ministri, as zyra e kryeministrit, as Kuvendi i Kosovës, e as presidenca nuk është pa prani të organizatave ndërkombëtare. E tash, se cila është natyra ose mënyra se si funksionojnë këto organizata ndërkombëtare në institucionet tona qeverisëse, kjo ndoshta edhe nuk është me rëndësi të diskutohet këtu. Por, përgjithësisht, sipas asaj që na thuhet medialisht, këto organizata, njërën prej qëllimeve të tyre, e kanë ngritjen e kapaciteteve ose investimin financiar nëpër institucionet qeverisëse të Kosovës.


Por, këtu lind çudia. Nëse Komisioni Evropian, dhe organizatat tjera ndërkombëtare që bëjnë raporte, p.sh, për praninë e korrupsionit nëpër institucionet tona qeverisëse në Kosovë, atëherë cila është realisht prania e atyre organizatave ndërkombëtare në Kosovë? Sepse ato organizata na thuhet që investojnë para të majme nëpër institucionet tona, nëpërmjet trajnimeve, udhëtimeve ndërkombëtare, ngritjen e kapaciteteve menaxhuese, investime direkte financiare në projekte e nisma të ndryshme dhe të tjera të ngjashme.

Dua të them, nëse Komisioni Evropian, dhe organizatat tjera ndërkombëtare, konstaton që ka korrupsion në Kosovë, atëherë me automatizëm del që edhe organizatat e pranishme ndërkombëtare nëpër institucionet tona qeverisëse të jenë pjesë e korrupsionit në Kosovë, pra të jenë të korruptuara. Sipas meje, po del që prania e organizatave ndërkombëtare nëpër institucionet qeverisëse të Kosovës lëre më që nuk e lufton por e ushqen korrupsionin në Kosovë. Pra, nëse nuk mund të themi që korrupsioni në Kosovë ka ardhur me aeroplan me 13 qershor 1999, atëherë lirshëm po del që prania ndërkombëtare në Kosovë po e ushqen korrupsionin në Kosovë. Bile, po e ushqen mirë, majmë.

Sipas medieve dhe sipas faqeve të tyre të internetit, bashkësia ndërkombëtare e pranishme në Kosovë investon me miliona euro për çdo ditë nëpër Kosovë, në projekte të ndryshme. Po e përsërisë, për trajnime, projekte të mëdha e të vogla infrastrukture, shkollim, mjekësi, statistika, gjyqësi dhe të tjera. Para disa kohësh, nëpër televizionet tona sillej një reklamë e USAID-it duke na njoftuar se kjo organizatë amerikane prej vitit 1999 e deri në vitin 2009 të ketë investuar rreth 400 milionë euro në Kosovë në projekte ose nisma të lartpërmendura.

Dua të them, askush nuk po i konteston investimet e tilla të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Por, ku janë raportet financiare dhe, çka është me rëndësi publike, kush po përfiton nga këto investime? Sepse sado që mund të jetë e dhimbshme për këdo (për qeverinë tonë dhe për praninë ndërkombëtare në Kosovë), jeta në Kosovë nuk po bëhet aspak më e lehtë. Përkundrazi, çdo ditë e më tepër ajo po vështirësohet. E kjo vështirësi nuk po vjen as nga kriza globale ekonomike e as nga nxehtësia globale.

Vështirësia e të jetuarit në Kosovë e ka burimin brenda, edhe tek papjekuria e institucioneve tona qeverisëse, por edhe nga ana e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë e cila refuzon të marr përgjegjësi për atë që po ndodhë në Kosovë, edhe për korrupsion. Tek e fundit, është çudi se si organizatat ndërkombëtare (me të drejtë) kritikojnë institucionet vendore qeverisëse për praktika korruptuese administrative, ndërsa po kanë problem që të shohin e të kontrollojnë vetveten.

Në trend

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori