LAJMI I FUNDIT:

Dita e tretë e gjyqit kundër Trumpit: Çfarë dimë deri më tani dhe çka na pret në ditët në vijim?

Dita e tretë e gjyqit kundër Trumpit: Çfarë dimë deri më tani dhe çka na pret në ditët në vijim?

Dita e tretë e gjyqit të dytë të fajësimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump fillon sot gjersa avokatët e fajësimit do të jenë edhe një herë në qendër të vëmendjes gjersa do të vazhdojnë të paraqesin faktet e tyre.

Këtu keni një përmbledhje të asaj që ka ndodhur deri më tani në gjyq dhe çfarë vjen më pas, raporton cnn.

Avokatët e fajësimit filluan prezantimin e tyre dy-ditor duke ecur nëpër deklaratat e rreme rreth mashtrimit në zgjedhje dhe refuzimit për të pranuar rezultatin, duke argumentuar se fjalimet ishin krijuar për të zemëruar dhe nxitur mbështetësit e tij, kështu që ata ishin të gatshëm të luftonin kur marshonin drejt Capitol Hillit më 6 janar, transmeton Telegrafi.


Pesë videot tronditëse nga sulmi në Capitol, të paraqitura në gjyqin e fajësimit të Trump
Lexo po ashtu Pesë videot tronditëse nga sulmi në Capitol, të paraqitura në gjyqin e fajësimit të Trump

Ata gjithashtu transmetuan pamjet e reja të sigurisë së Kongresit amerikan që tregonin se si protestuesit dhunuan Capitol Hillin dhe kërcënimin që ata paraqitën për të gjithë në ndërtesë gjatë trazirave më 6 janar.

Ndërkohë, ekipi ligjor i Trumpit ka argumentuar se demokratët janë duke injoruar komentet e Trumpit më 6 janar se protestat duhet të jenë paqësore, ndërsa pretendimi se mbështetësit i ftoj të luftojnë i kundërshtojnë me argumentimin se ishte fjalim figurativ politik i mbrojtur nga Amendamenti i Parë.

Ish-zyrtarët republikanë nisin bisedimet për formimin e një partie anti-Trump
Lexo po ashtu Ish-zyrtarët republikanë nisin bisedimet për formimin e një partie anti-Trump

Avokatët e Trumpit do të kenë shansin t’i përgjigjen argumenteve të demokratëve të premten.

Senatorët do të kenë katër orë kohë për t’i shtuar pyetje palëve gjersa Senati mund të debatojë dhe të votojë nëse do të thërrasë dëshmitarët, megjithëse mbetet e paqartë nëse ndonjë do të kërkohet në gjyq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
Kalo në kategori