LAJMI I FUNDIT:

Diskriminimi i shqiptarëve në punësim, Lutfiu: Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë u punësuan serbë nga komunat e tjera

Diskriminimi i shqiptarëve në punësim, Lutfiu: Në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë u punësuan serbë nga komunat e tjera

Diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdon. Rasti  i fundit është punësimi sipas konkursit të shpallur në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, ku u punësuan 8 persona të nacionalitetit serbë, shumica nga komunat e tjera.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, i cili thotë se shumica e serbëve të pranuar në Shtëpinë e Shëndetit nuk jetojnë në Komunën e Preshevës.

“Pas shkresës drejtuar Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ku kërkova informacione zyrtare lidhur me konkursin e fundit, këtë javë mora përgjigje”, shkruan Lutfiu në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Nga përgjigja kuptova se në konkursin e fundit, në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë (në qytetin mbi 95% shqiptarë) janë punësuar 8 serbë dhe 9 shqiptarë”.

Sipas tij, pjesa më e madhe e serbëve të punësuar nuk jetojnë në Preshevë.

“Shqiptarët nga Presheva të cilët konkurruan në pozitat e konkursit u refuzuan, pra refuzohen profesionistët e qytetit ndërsa pranohen kuadro nga qytete të tjera”.

“Lidhur me këtë i dërgova shkresë ambasadorit të OSBE në Beograd, z.Jan Brathu, gjithashtu shkresë i dërgova dhe kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori