LAJMI I FUNDIT:

Disa sulme fizike në familje për Vitin e Ri, shkaktar alkooli

Disa sulme fizike në familje për Vitin e Ri, shkaktar alkooli
Foto: Ilusrim

Katër sulme fizike kanë ndodhur gjatë festimit të vitit të ri në disa qytete të ndryshme në Kosovë.

Sipas Policisë, shumica e rasteve janë pas orës 24:00, dhe shkaktar kryesor është alkooli.

Një femër e komunitetit rom nga Fushë Kosova, ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari i po të njëjtit komunitet, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht, si dhe e ka demoluar shtëpinë.


I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

E në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Në Pejë, është arrestuar i dyshuari mashkull i cili nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar vëllain e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në ndalim policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori