LAJMI I FUNDIT:

Disa persona hyjnë me forcë dhe thyejnë gjësende në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Disa persona hyjnë me forcë dhe thyejnë gjësende në Muzeun e Muzikës në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Disa persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e Muzeut të Muzikës duke thyer e rrëzuar gjësende brenda saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:40, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke e hetuar rastin.


“Është raportuar se nga persona të panjohur me përdorim force ishte hapë dera e Muzeut të Muzikës, ndërsa gjërat që kishin qenë brenda në dollapët e objektit ishin zhvendosë  dhe rrëzuar në tokë, si dhe ishin thyer disa xhama të objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/