LAJMI I FUNDIT:

Disa nga rezultatet dhe të arriturat e Policisë së Kosovës gjatë të vitit 2024

Disa nga rezultatet dhe të arriturat e Policisë së Kosovës gjatë të vitit 2024
Foto: Ilustrim

Policia e Republikës së Kosovës ka paraqitur disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, mesi i dhjetorit të vitit 2024.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dhënat zyrtare dhe rezultatet pozitive të arritura tregojnë përkushtimin e organizatës dhe të secilit zyrtar policor, në realizimin e planit të punës së Policisë.

“Edhe pse viti që po lëmë pas ishte  mjaft sfidues për Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë në përgjithësi, e në veçanti në veri të vendit, puna angazhimi dhe përkushtimi për ruajtje të rendit kushtetues, vërtetuan se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.


Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim ndër objektivat dhe detyrat kryesore të PK-së, kanë qenë zbatimi i ligjit në mënyrë efikase dhe efektive, parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të kriminalitetit, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët pa dallim.

“Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveçan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveçanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”.

Tutje në njoftim thuhet se rastet dhe sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo Policia e Kosovës me vendosmërinë e sajë ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme.

“Policia e Kosovës përveç të arriturave të mëdha në menaxhimin e situatës së sigurisë në vend e në veçanti në veri të vendit e cila vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore, ka arritur rezultate të theksuara edhe në shumë fusha tjera, përfshirë edhe uljen e rasteve kriminale në vend dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori