Vladimir Putin, një baba i divorcuar i dy vajzave, identitetin e të cilave ai e ka fshehur, ka kërkuar ta portretizojë luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale midis Rusisë dhe Perëndimit për të mbrojtur vlerat tradicionale të familjes.
Kështu, më shumë se 300,000 burra rusë – kryesisht nga rajone më të varfra rurale – janë thirrur në ushtri për të forcuar përpjekjet e Kremlinit për luftë në Ukrainë që kur Putin njoftoi fillimin e mobilizimit në shtator.
Por që atëherë, shumë nga bijtë e privilegjuar të elitës së vendit kanë vazhduar të jetojnë në luks, me pushime në destinacione të largëta dhe duke u mburrur për gjendjen e tyre fizike të lartë, edhe pse ankesat vazhdojnë se burrat shumë të moshuar ose të papërshtatshëm për të luftuar janë dëbuar në vijat e para të frontit.
Ndërkohë, që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, shumë anëtarë të familjeve të disa zyrtarëve të shquar rusë kanë folur kundër pushtimit, kundër mobilizimit ose kanë bërë deklarata të paqarta rreth luftës.
Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ilya Medvedev, 27 vjeç, babai i të cilit Dmitry është një ish-president dhe nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se nuk kishte marrë thirrje për t’u bashkuar me ushtrinë.
Ndërsa Zaur Tsalikov, 31 vjeç, një nga dy djemtë e një zëvendësministri të mbrojtjes, hodhi poshtë sugjerimet se ai duhet të vendosej në Ukrainë.
“Pse nuk shkova vullnetarisht?”, ka pyetur ai. “Çfarë lidhje kam unë me forcat e armatosura? Ka ushtarakë, njerëz me profesione ushtarake. Unë nuk kam një prej tyre”.
Siç bëhet e ditur, kanë qenë gazetarët e gazetës ruse të lajmeve Vazhnye Istorii që kanë telefonuar disa djem dhe të afërm të figurave të larta politike, duke bërë që shumë prej tyre ta mbyllin telefonin menjëherë kur u pyetën nëse do t’i përgjigjeshin thirrjes nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë.
Në mesin e tyre, përveç atyre të përmendur më lartë ka qenë edhe Alexei Stolyarov – një bloger fitnesi 32-vjeçar, vjehrri i të cilit është Sergei Shoigu, ministri i mbrojtjes i Rusisë – i cili thuhet se ishte me pushime në Nepal kur pranoi një telefonatë nga gazetarët, shkruan The Telegraph.
Ai refuzoi të komentonte kur u pyet nëse do të shkonte në Ukrainë për të luftuar.
Ndërksa Liza Peskova, vajza e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, postoi një slogan kundër luftës në Instagram-in e saj një ditë pas fillimit të pushtimit, por e fshiu atë më vonë po atë ditë.
E djali i Peskovit, Nikolai, më vonë u duk viktimë e një telefonate shakaje, me telefonuesit që paraqiteshin si një zyrtar rekrutimi duke e urdhëruar atë të paraqitej në një komisariat ushtarak të nesërmen në mëngjes, në një përpjekje të dukshme për të testuar besimin se fëmijët e rusëve me ndikim do të ishin në gjendje të shmangë thirrjen.
Veç këtyre, në gusht, një politikan rus e denoncoi publikisht vajzën e tij si një “tradhtare” pasi ajo u shpreh kundër pushtimit, duke pretenduar se nuk kishte marrë pjesë në edukimin e saj që kur ishte tre vjeç dhe sugjeroi se kishte probleme mendore.
Eduard Isakov tha se ai kishte ndërprerë lidhjet me vajzën e tij 25-vjeçare Dianën “që nga momenti kur mora vesh se ajo kishte një pozicion anti-rus”.
Yaroslav Mironov, djali 44-vjeçar i Sergei Mironov, kreut të njërës prej katër partive kryesore pro-Kremlinit të Rusisë, dënoi Kremlinin për fillimin e luftës menjëherë pas fillimit të pushtimit.
Plaku Mironov, i cili ka qenë aktiv në mediat sociale duke festuar atë që ai e quan “çlirimi i Ukrainës”, tha se ai nuk mund të mbahet përgjegjës për pikëpamjet e djalit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania