LAJMI I FUNDIT:

Diplomatët e shkarkuar nga Gërvalla dërgojnë padi në gjykatë, MPJD humbi edhe dosjet e tyre

Diplomatët e shkarkuar nga Gërvalla dërgojnë padi në gjykatë, MPJD humbi edhe dosjet e tyre

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në mars kishte shkarkuar një grup prej 10 zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm.

Sipas arsyetimit të ministres, personat e liruar nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar.

“Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, kishte thënë Gërvalla.


Të shkarkuarit, Lulzim Rifaj, Mitat Fejza, Bahrije Hoti, Rrahim Morina, Binak Berisha, Shota Bukoshi, Adnan Dragaj, Enver Bucaj, Blerim Canaj, e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e ministres Gërvalla.

Ata, të martën përmes avokatit të tyre Hajzer Salihu, kanë dërguar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, respektivisht kundër vendimit A. nr 365/2022 të dt.10.06.2022, ku njëkohësisht kanë kërkuar edhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit në fjalë.

Këta janë tetë nga 11 zyrtarët e MPJD-së të larguar nga puna
Lexo po ashtu Këta janë tetë nga 11 zyrtarët e MPJD-së të larguar nga puna

“Vendimi i KPMSHCK-së me të cilin nuk jemi pajtuar dhe kemi dorëzuar padi pranë gjykatës kompetente, duke kërkuar njëkohësisht edhe shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi, për bindjen tonë ligjore sikurse edhe vendimet e Ministres, është vendim i padrejtë dhe i pabazuar, dhe i cili u ka shkaktuar dëm të pariparueshëm këtyre nëpunësve civil”, deklaroi Salihu për Telegrafin.

Po ashtu thotë se shkarkimet kanë krijuar dëme të pariparueshëm, pasi shton se janë larguar nga puna pas 10 vitesh duke mos pasur asnjë njoftim paraprak.

“Ua kanë dërguar vendimet në tavolinë dhe duke ua ndërprerë mandatin në mënyrë arbitrare, madje mu në mes të angazhimeve në projekte të ndryshme me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, që i ka dhënë një shije të keqe gjithë sistemit të diplomacisë se vendit në raport me këta mekanizma të partneritetit”.

“Nonsensi i kësaj çështje vazhdon edhe kur në mesin e disa prej ankuesve që kanë qenë në misione diplomatike, edhe pas vendimeve të nxjerra për largim, Gërvalla ka vazhduar dhe u ka dhënë detyra shtesë për të punuar në projektet që kanë qenë të nisura nga ta”, deklaroi ai.

Madje Salihu thekson se këso vendime kolektive për largim nga puna, nuk ka pasur asnjëherë më parë, që nga themelimi i institucioneve të pasluftës.

Deklarimin e Gërvallës se vendimi i shkarkimit ka qenë i ligjshëm, avokati e ka quajtur tendencioz.

Vendimi Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për 10 diplomatët e shkarkuar

“Ministrja ne disa paraqitje kishte deklaruar se Vendi i KPMSHCK ka konfirmuar ligjshmërinë e vendimeve të saja! Vlerësimi juridik i saj kur një vendim të jo kompetencës, e vlerëson si vendim refuzues, nëse nuk është vlerësim i paramenduar dhe tendencioz nga ana e ministres Gërvalla, lë qe të kuptohet gjithçka edhe për “ligjshmërinë” e vendimeve të saja për shkarkime”, u shpreh tutje.

Deklarimi KPMShCK-së për ankesat, si jokompetent

Pas 60 ditësh trajtim të lëndës, KPMShCK e kishte shpallur veten jo-kompetent për të vendosur lidhur me ankesat, me arsyen se të shkarkuarve u mungojnë akt-emërimet, rrjedhimisht ata nuk kanë mundur të dëshmojnë se janë pranuar si shërbyes civil.

Veprimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, është konsideruar absurd dhe dyshues, sepse edhe vetë përfaqësuesit e MPJD-së të cilët ishin pjesë e seancave të thirrura nga Kolegji i KPMSHCK-së për shqyrtimin e ankesave, kishin pranuar se anëtarët e shërbimit diplomatik kanë statusin e nëpunësve civil.

KPMShCK ka shpallur jo-kompetencën për trajtimin e ankesave, ndërkaq sipas Ligji Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil, (ligj i cili ka qenë në fuqi në kohën e pranimit të këtyre diplomatëve në punë) në nenin 3 paragrafin 4 të tij kishte përcaktuar në mënyrë taksative se: Personeli diplomatik dhe konsullor, si dhe personeli administrativ i dërguar jashtë vendit ose i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, është pjesë e Shërbimit Civil të Kosovës, dhe i nënshtrohet këtij ligji dhe legjislacionit përkatës në fuqi.

Pada në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Po ashtu për vite të tëra ky organ kishte monitoruar misionet diplomatike dhe kishte dhënë rekomandime për përmirësimin e kushteve në këtë shërbim, bazuar në mandatin ligjor të KPMSHCK-së për monitorimin e institucioneve të administratës publike që kanë nëpunës civil.

Gërvalla: Të emëruarit në kundërshtim me ligjin në ambasada e konsullata do të kthehen në Kosovë
Lexo po ashtu Gërvalla: Të emëruarit në kundërshtim me ligjin në ambasada e konsullata do të kthehen në Kosovë

“Edhe vet njëri nga anëtarët e Kolegjit, e që është Kryetar i KPMSHCK-së, ka dhënë Mendim Mospajtues kundër dy anëtarëve tjerë ne Kolegj, duke konstatuar se KPMSHCK është kompetent për të shqyrtuar këto ankesa, dhe meqë ai konsideron se ka kompetencë lëshohet edhe ne vlerësimin e ligjshmërisë se procesit, duke konstatuar se ankesat e ankuesve duhet të aprovohen si të bazuara, ndërsa vendimet e ministres janë të kundërligjshme, dhe si të tilla duhet të shfuqizohen, duke obliguar MPJD qe ankuesit ti kthejë ne punë”.

Avokati thekson se ky do duhej të ishte vendimi i shumicës, respektivisht vendimi përfundimtar i KPMSHCK-së në këtë çështje administrative.

Mangësi në ruajtjen e dosjeve brenda MPJD

Raporti i auditimit të brendshëm të MPJD-së të 2021-ës, kishte nxjerrë në pah mangësitë në sistemin e dosjeve të personelit të ministrisë duke dhënë rekomandime që të merren hapa në eliminimin e problemeve në sistemin e dosjeve të zyrtarëve publikë.

Ky raport ka konstatuar se njësia e burimeve njerëzore, si përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e dosjeve, ka dështuar të bëjë punën ashtu siç kërkohet me dispozitat e Rregullores 01/2020.

Po ashtu në këtë raport përmendet përgjegjësia e këtij divizioni për mos aftësinë e menaxhimit, duke theksuar shumë probleme në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e dosjeve, duke shpërfaqur mungesa të fletës prezantuese si dhe mungesa të të dhënave të zyrtarëve publikë.

Në pikën 5 të këtij raporti, theksohet se “…në 22 raste nuk janë gjetur dokumente origjinale gjatë vlerësimit të rekrutimit”.

Avokati Salihu thotë se në MPJD janë humbur dosjet e e konkursit të shpallur ne vitin 2011 për rekrutimin e diplomatëve, dhe sipas tij, mbi bazën e “mungesës” se këtyre dosjeve, ministrja ka marrë vendim për shkarkimin e këtyre diplomatëve.

“Sa i përket deklarimit të ministres se nuk ka pasur listë përfundimtare, apo shpallje të rezultateve, mbi bazën e të cilës e ka nxjerr vendimet kontestuese të cilën i kemi ankimuar ne KPMShCK, konsiderojmë se është pretendim që duhet të shihet me shumë dyshim, dhe para arritjes tek një konstatim i tillë”.

“Gërvalla do duhej të bënte një hetim se kush ka nxjerrë dhe eliminuar këto provë nga dosja e konkursit, dhe jo t’i ndëshkonte me largim kandidatët të cilët i ishin nënshtruar aplikimit në këtë procedurë dhe të cilët në bazë të dëshmive të treguara nga vetë ata, kishin faktuar se ishin ftuar ne të gjitha fazat e procedurës se rekrutimit dhe pasi kishin përfunduar edhe intervistat me gojë Zyra e Personelit të MPJD-së u kishte dërguar vendimet për emërim dhe i kishte ftuar qe të shkojnë ne ministri qe të vazhdojnë me procedurat e agremaneve dhe paisjes me pasaporta diplimatike për të filluar punën në misionet e hapura diplomatike nga RKS në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës”, tha ai.

MPJD nuk ia lejoi qasjen në dokumente zyrtare

Avokati Hajzer Salihu, ka akuzuar MPJD-në për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare.

Në bazë të ligjit për qasje në dokumente zyrtare dhe dispozitave të ligjit të procedurës administrative, ai thotë se ka parashtruar kërkesë, duke kërkuar nga MPJD qasje në dokumente zyrtare lidhur me dosjen e rekrutimit të vitit 2011, me qëllim për të kuptuar se mbi bazën e cilave akte apo dokumente MPJD ka nxjerrë vendimet për largim nga puna të personave në fjalë.

Por sipas tij MPJD nuk ishte përgjigjur kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, por vetëm kishte kthyer një përgjigje përmes emailit, ku kishte njoftuar se është shtyrë afati për përgjigje edhe për 15 ditë shtesë, për shkak të volumit të madh të dokumentacionit të kërkuar.

“MPJD asnjëherë nuk na kishte paisur me këto dokumente”, thotë ai.

Kërkesa për qasje në dokumente zyrtare dhe dispozitave të ligjit të procedurës administrative

“Ata këto dokumente pas kërkesës së KPMSHCK-së i kishin dorëzuar atje, por për habinë tonë, kur ne kemi kërkuar nga KPMSHCK që të na paisë me ato dokumente, kemi parë se ka pasur vetëm 3 dokumente nga e gjithë ajo dosje “voluminoze” siç ishin arsyetuar ne mosdhënien qasje tek në MPJD, dhe atë vetëm: vendimi për shpallje të konkursit, shpallja e konkursit dhe lista e kandidatëve aplikues”.

“Kjo na ka bërë të dyshojmë ne tërë këtë proces është fakti se si ka mundësi që kandidatët të prezantojnë me shumë prova se sa vet organi i punësimit, dhe kjo besoj se do duhej të ishte një alarm edhe për institucionet e hetuesisë, pasi që asgjësimi i dosjeve kalon pastaj edhe në domenin penal”, u shpreh ai.

Ky proces i largimit nga puna i 10 anëtarëve të shërbimit diplomatik, sipas Salihut tani pret të trajtohet ne organet gjyqësore të vendit, respektivisht Gjykatën Themelore ne Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative.

“Pres dhe kam besim se instanca gjyqësore do të nxjerrë vendim meritor, me të cilin anëtarëve të shërbimit diplomatik do t’ua njeh të drejtën e mohuar, duke kthyer kështu ligjshmërinë ne këtë proces të padrejtë të zhvilluar ndaj tyre, nga dy instancat e procedurës administrative (MPJD dhe KOMSHCK)” tha Salihu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori