LAJMI I FUNDIT:

Këta janë tetë nga 11 zyrtarët e MPJD-së të larguar nga puna

Këta janë tetë nga 11 zyrtarët e MPJD-së të larguar nga puna

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka marrë vendim për largimin nga puna të 11 punëtorëve të kësaj ministre, të cilët ishin anëtarë të shërbimit të jashtëm.

MPJD përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën.

“Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, thuhej në njoftim.

MPJD largon nga puna 11 anëtarë të shërbimit të jashtëm, thotë se u punësuan përmes vendimeve arbitrare
Lexo po ashtu MPJD largon nga puna 11 anëtarë të shërbimit të jashtëm, thotë se u punësuan përmes vendimeve arbitrare

Telegrafi ka mësuar emrat e tetë prej 11 të punëtorëve të larguar nga puna.

Mes emrave të shkarkuar janë Shota Bukoshi, vajza e Bujar Bukoshit, e cila ka mbajtur pozitën e këshilltares së ambasadës së Kosovës në Berlin.

I shkarkuar është edhe Blerim Canaj, që mbante pozitën e konsullit në ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe Bahrije Hoti e cila ka qenë shefe e konsullatës së Republikës së Kosovës në Bern.

Gjithashtu në mesin e të shkarkuarve është edhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares Leonora Jakupi.

Të shkarkuar janë edhe Florim Krasniqi, Adnan Dragaj, Enver Buqaj dhe Rrahim Morina.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është duke shqyrtuar edhe masat që duhet të ndërmerren ndaj zyrtarëve përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të mësipërm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori