Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2024. Megjithë mungesën e rezultateve, në partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se kanë punuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, ndërkaq opozita dhe njohësit e marrdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dështuar në politikën e jashtme.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu thotë se politika e jashtme nën udhëheqjen e kryediplomates Gërvalla është e izoluar në arenën ndërkombëtare dhe sipas saj, është larg partnerëve strategjik si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Për katër vjet të këtij pushteti s’kemi pasur asnjë zhvillim, asnjë anëtarësim të vetëm në ndonjë mekanizëm ndërkombëtarë, asnjë njohje. Kosova ka vazhduar që të jetë e larguar dhe izoluar nga partnerët dhe e vetmuar në kuptimin e një shteti strategjik i cili do të duhej të angazhohet çdo ditë e më shumë për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar. Një Kosovë e vetme, e izoluar, larg partnerëve si SHBA-ja dhe BE-ja, por mbi të gjitha me raporte të tensionuara edhe me shtetin amë [Shqipërinë] dhe shtetet përreth”, thotë ajo.
Kritika ndaj Gërvallës adreson edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.
Sipas saj, për katër vjet në pushtet, Gërvalla s’ka pasur rol thelbësor në fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ajo thotë se Gërvalla si ministre e Punëve të Jashtme do të duhej të ishte më e afërt me aleatët, e jo “të amplifikonte dëmtimin e marrëdhënieve” që sipas saj ka bërë kryeministri Albin Kurti.
“S’kemi asnjë zhvillim në politikën e jashtme. As njohje, as anëtarësime… S’kemi parë një rol instrumental të zonjës Gërvalla apo të ministrisë në dialogun me Serbinë, ndonëse është jo vetëm ministre por zëvendëskryeministre. S’kemi parë as ndonjë veprim diplomatik të avancuar nga qeveritë e kaluara. Madje kjo ka amplifikuar shpeshherë dëmtimin e marrëdhënieve që ka bërë kryeministri Kurti ndaj aleatëve. Tani unë mendoj se qeveria ka bërë gabim se të gjithë qeverisjen, asaj të politikës së jashtme, e ka reduktuar në proces politik në dialog. Kur e bën një gjë të tillë, atëherë edhe integrimi evropian, edhe avancimi i subjektivitetit tënd ndërkombëtar, varet nga zhvillimet e dialogut. Këtu është bërë gabimi. Kosova është dashur te vazhdojë binarin institucional me aleatët, pavarësisht se çka ndodh në dialog”, thekson ish-ministrja Haradinaj.
Ndërkaq, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për kp se për katër vjet të qeverisë Kurti ka pasur ngecje të raporteve me aleatët kyç të Kosovës.
Sipas tij, ministrja Gërvalla ka abstenuar nga politika e jashtme andaj “rezultatet janë zero”.
“Kur ne kemi ngecje të raporteve dhe të marrëdhënieve, sidomos me BE-në dhe SHBA-në apo mos avancim të tyre në politikë të jashtme, atëherë rezultati është zero…Ne kemi abstenuar nga politika e jashtme. S’kemi anëtarësime, as njohje dhe asgjë. S’ka asnjë lëvizje, të paktën minimale, që kishte dëshmuar dhe fuqizuar subjektivitetin tonë në arenën ndërkombëtare. Duke parë lëvizjet dhe ndryshimet që po ndodhin në gjeopolitikën globale, pa ndihmën e fuqive perëndimore Kosova s’mundet të lëvizë as deri në Shkup”, thekson Arifi për kp.
Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu thotë se Kosova s’ka qenë ndonjëherë më mirë e përfaqësuar në arenën ndërkombëtare.
Ajo përmend kalimin e dy fazave për anëtarësim në Këshill të Evropës, aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa thekson se vazhdimisht po punohet për sigurimin e njohjeve të reja.
“Nëse bazohemi në atë se çka thotë opozita si kritikë. për mua nuk është fare relevante pasi në realitet qëndron krejtësisht e kundërta e asaj. Unë e di se njëra prej kritikave të vazhdueshme përgjatë gjithë kësaj periudhe qeverisjeje katër-vjeçare, ka qenë mosofrimi i njohjeve të reja, por ne kur kemi ofruar programin tonë qeverisës në zgjedhjet e vitit 2021, ne asnjëherë s’kemi premtuar njohje të reja. Nuk është se nuk kemi qenë të angazhuar në këtë drejtim, por kemi qenë të fokusuar që të ndërtojmë raporte të mira bilaterale me shtete që s’kanë pasur raporte me Kosovën. Të njëjtën kohë, të forcojmë raportet bilaterale me shtetet njohëse. Kjo është bërë në mënyrë intensive gjatë këtij mandati katër-vjeçar…Nuk besoj se ndonjëherë Kosova ka qenë më mirë e përfaqësuar në arenën ndërkombëtare”, thekson Kryeziu-Hyseni.
Kosova, e cila e ka shpallur pavarësinë më 2008, vazhdon të mos njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro.
Shtetin e kanë njohur 117 vende. Njohja e fundit ka ardhur nga Izraeli, tri vjet më parë – si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Kosova gjatë periudhës 2023-2024 ka kaluar dy faza për anëtarësim në Këshill të Evropës, mirëpo nuk u përfshi në agjendë në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të KiE-së, ku vendoset për anëtarësim.
Krahas kësaj, aplikimi i vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është shqyrtuar ende.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?