Beteja e të ardhmes e Kosovës nuk do të jetë në rrugë, por në shtypin dhe parlamentet e vendeve të tjera, ka vlerësuar, Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare për çështjet e Ballkanit në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës DioGuardi ka thënë se, duhet kuptuar se Beogradi nuk ka menduar ndonjëherë se do të bllokonte pavarësinë e Kosovës, ngase sipas saj, synimi ka qenë ndarja e Kosovës, respektivisht marrja e veriut të saj.
“Unë jam e shqetësuar për klauzolat e planit (gjashtëpikësh të Ban Ki-moonit) që do ta lejonin një gjë të tillë. Plani lejon vendet e EULEX-it që të mos ta pranojnë sovranitetin e Kosovës, me idenë e qëndrimit të paanshëm ndaj statusit. Nga ana tjetër, si u rikthye në lojë rezoluta 1244 sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë? Ndërkohë veriu nuk është nën kontrollin e autoriteteve të qeverisë. Nëse vazhdon kjo, do të bëhet fjalë për struktura paralele dhe një vend të ndarë etnikisht, edhe më keq sesa Bosnja. Ky nuk është drejtimi i duhur”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për sistemin e krijuar në Kosovë, i cili lehtëson krijimin e shumë lloj lidhjeve të ligjshme dhe jashtëligjshme mes serbëve të Kosovës dhe Beogradit.”Është koha që të vihet para përgjegjësisë komuniteti ndërkombëtar, duke pasur parasysh edhe çfarë po ndodh në Bosnje. Është një sistem i dështuar i cili nuk duhet përsëritur në Kosovë. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë ballë Beogradit dhe të kthehet tek parimet e deklaratës së pavarësisë, duke vendosur një demokraci të vërtetë në Kosovë”, ka shtuar DioGuardi.
Ajo ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës për pasivitetin që kanë treguar kundruall ofensivës serbe. “Serbia ka punuar në mënyrë shumë aktive për të realizuar synimet e saj. Pothuajse e ka frenuar krejtësisht njohjen e pavarësisë, e cila deri tani është bërë nga 53 shtete, por nuk dihet sesi do të vazhdojë, po ndryshon realitetin në terren dhe mbi të gjitha po vazhdon propagandën antishqiptare. Ndërsa nga ana tjetër jemi përballë një pasiviteti të udhëheqësve të Kosovës dhe jam shumë e shqetësuar nga një fakt i tillë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se organizata të cilës i takon – që lobon për Kosovën në SHBA – tashmë ka vendosur lidhjet me zv/presidentin e zgjedhur Joe Biden, ndërsa do të rifillojë përpjekjet me Kongresin. Megjithatë ka shtuar se, ”përpjekjet tona nuk janë të mjaftueshme”.
Sipas DioGuardit, ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të Kosovës dhe pjesëve të tjera të Ballkanit të ndërmarrin një fushatë të orkestruar të tërheqjes së opinionit publik. “Beteja e të ardhmes nuk është në rrugë, por në shtypin dhe parlamentet e vendeve të tjera”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para