LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Do të kemi kandidat të shkëlqyer për kryetar shteti

Dimitrov: Do të kemi kandidat të shkëlqyer për kryetar shteti

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në një intervistë për TV Sitel tha se me vëmendje e ndjekin gjendjen në Athinë, ku dje janë mbajtur protesta kundër marrëveshjes me Shkupin.

Dimitrov tha se numri prej 60 mijë protestuesve është shumë më i ulur në krahasim me 140 mijë që kanë marrë pjesë në protestat e muajit shkurt të vitit të kaluar, që sipas tij, trendi është pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme pret që në Kuvendin e Greqisë të ratifikohet Marrëveshja e Prespës edhe atë të mbështetet nga shumica absolute.


Në lidhje me kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale, ai tha se më e rëndësishme është rruga evropiane e vendit. Dimitrov shtoi se në LSDM do të hapet proces, debat, anketa dhe konsultime me partnerët e koalicionit, në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

“Në këtë fazë e rëndësishme është të mendojmë çfarë profili i kandidatit na duhet. Jam i bindur se do të dalim me kandidat të shkëlqyer për kryetar shteti”, tha Dimitrov.

Ndërsa në lidhje me mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, Dimitrov tha se resori që ai udhëheq ka për detyrë të kujdeset për imazhin e shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori