LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nëse nuk ka datë në tetor, do të fuqizohen forcat nacionaliste

Dimitrov: Nëse nuk ka datë në tetor, do të fuqizohen forcat nacionaliste

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa paralajmëron për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut, nëse BE nuk ndan datë për fillim të negociatave në tetor.

“Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa skeptikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”, ka deklaruar Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistë, Dimitrov ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit më 15 tetor dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse”, para së gjithash “progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane” si dhe arritje e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.


“Kemi vesh për shqetësimin e disa vendeve anëtare rreth saj se si procesi i qasjes të bëhet më i ashpër dhe më shumë i orientuar në ndryshim që është në zemrën e interesit të popullatës në rajon”, tha Dimitrov.

Sa i takon anulimit të vendimit për datë në qershor të këtij viti, Dimitrov konsideron se ministrat nuk kanë pasur mjaft kohë të rishikojnë progresin në katër sfera kyçe, definuar në qershor 2018, shkaku i afatit të shkurtër midis shpalljes së raportit të KE-së dhe mbajtjen e Këshillit të BE-së.

“Të gjitha parashikimet tani janë kthyer në mesin e tetorit, mendoj se investimi është ashtu që ka parashikime serioze në kryeqytetet për mënyrën të rrëmbehet ky rast në momentin kur nuk ka shumë shanse për sukses”, shpjegon Dimitrov.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por që vendi nuk guxon të jetë viktimë e logjikës së vënies së vendeve në pako dhe rikujton se procesi është i bazuar në meritë individuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori