LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov në Washington në mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s

Dimitrov në Washington në mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër merr pjesë në takim me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, që do të mbahet në Washington.

Ky është takim i parë në nivel ministrash ku merr pjesë ministri Dimitrov. Maqedonia e Veriut aktivisht do të merr pjesë si vend që ka marrë anëtarësinë për në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov në Washington udhëton me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve, Mike Pompeo.


Duke festuar 70-vjetorin e formimit të NATO-s, Washingtoni do të jetë nikoqir i disa ngjarjeve dhe solemniteteve, ku do të merr pjesë edhe Dimitrov.

Mes tyre është edhe konferenca “NATO Engages: The Allianceat 70”, ku Dimitrov bashkërisht me kolegun e tij Girogios Katrugalous do të flasin në temën “Trashëgimi dhe e ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.

Pritet që në konventë të marrin pjesë më shumë se 200 përfaqësues zyrtar të shteteve anëtare të NATO-s.

Dimitrov pritet të takohet me Pompeon dhe me Philip Reeker, ndihmës Sekretari Shtetëror. Ai do të ketë takime edhe me kongresistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të ShBA-ve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori