LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Melescanu: Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Dimitrov-Melescanu: Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në

“Rumania mbështet fuqishëm marrjen e vendimit për nisjen e bisedimeve të vendit tonë me BE-në gjatë kryesimit të tyre në BE”. Kjo është theksuar në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla dimitrov me homologun e tij rumun Teodor Melescanu.

Siç njoftojnë nga MPJ, gjatë kohës së mbledhjeve plenare të dy delegacioneve, të udhëhequra nga ministrat Dimitrov dhe Melescanu, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve, dhe u propozuan nisma të reja për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, por edhe në sektorë tjerë. U këmbyen mendime për të ardhmen e rajonit dhe bashkëpunimit rajonal, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Dimitrov u falënderua për mbështetjen e fuqishme të Rumanisë për anëtarësimin në BE dhe NATO, duke theksuar se sipas hapit reformator demokratik, Maqedonia e Veriut pret vendim për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.


“Marrëdhëniet e afërta tradicionale me Rumaninë vërtetohen edhe me mbështetjen e madhe që e marrim për procesin tonë euro-integrues. Përpjekjet e Rumanisë për nisjen e bisedimeve me BE-në gjatë kryesimit të tyre janë motivuese”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori