Dimitrov: BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë

“Kemi arritur që të kthehemi në shtegun tonë evropian, ndërsa BE-ja ka arritur që ta rikthejë vëmendjen politike në Ballkan. BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen tonë evropiane, ndërsa ne jemi përgjegjës për fatin e kësaj rruge”, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në mëngjesin e punës me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Ekzistimi i frazës magjike – vullneti politik, orientimi reformues dhe mbështetja nga miqtë tanë evropian, potencoi ministri Dimitrov, janë kyçe për vulosjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë.
“Ne kemi shans të dytë që të arrijmë sukses, ndërsa miqtë tanë nga Brukseli kanë shans që t’i bindin skeptikët në suksesin e procesit inkuadrues”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mëngjesi i punës në formatin joformal – “Miqtë e Maqedonisë” është në organizim të ministrave të Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të Suedisë, ndërsa krahas Dimitrovit në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Dimitrov dhe Osmani u shprehën falënderim organizatorëve për organizimin e mbledhjes, me të cilën, siç janë prononcuar, mundësohet informim i drejtpërdrejt i vendeve-anëtare për zhvillimin e brendshëm të ngjarjeve në Maqedoni, pesë muaj pas formimit të Qeverisë.
Në mëngjesin e punës morën pjesë komisari Hahn dhe të gjitha vendet anëtare, nga të cilat 13 në nivel të ministrave të punëve të jashtme.
Në suaza të vizitës në Bruksel, sot ministri Dimitrov do të ketë edhe takime dypalëshe me ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Greqisë dhe të Portugalisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë