Trajneri i skuadrës së Kumanovës 2009, kundërshtarit të parë të Sigal Prishtinës në ligën ballkanike thotë se e ka studiuar mjaft mirë skuadrën prishtinase.
Sigal Prishtina sonte në orën 17:30 do të fillojë aventurën e saj në ligën ballkanike të basketbollit, BIBL kur luan si mysafire e Kumanovës 2009.
Edhe pse kanë startuar me fitore në edicionin e ri, dhe kanë pasur rezultate pozitive gjatë fazës përgatitore, skuadra e Kumanovës nuk do ta marrë me eufori ndeshjen me prishtinasit.
Trajneri i Kumanovës, Goran Dimitrijeviç ka deklaruar se i pret një ndeshje serioze, pasi Sigal Prishtina ka ekip të mirë.
“Ne po përgatitemi si për çdo ndeshje. Edhe pse kemi filluar mirë në sezonin e ri dhe kemi pasur rezultate të mira gjatë përgatitjeve ndeshjen me prishtinasit do ta marrim si një ndeshje normale, pa eufori. Kemi njohuri të bollshme për ekipin e Sigal Prishtinës. E dimë që është ndër klubet më të organizuara në Kosovë dhe në radhët e veta kanë lojtarë të huaj, pra nuk do të jetë lehtë. Megjithatë, luajmë në teren tonë dhe para shikuesve tanë, andaj mendoj se jemi në epërsi të vogël”, deklaroi Dimitrijeviç.
Ai tha se janë marrë masa të nevojshme që ndeshja të kaloj ashtu siç është më së miri.
“Kemi punuar në këtë drejtim që gjithçka të kaloj qetë. Nuk ka nevojë për tensione, sepse është vetëm një ndeshje edhe asgjë tjetër. Sigal Prishtinën do ta presim në mënyrën më të mirë të mundshme. U kemi thënë të vijnë të vendosen në Kumanovë, sepse nuk do të ketë asnjë problem, por ata vendosën të qëndrojnë në Shkup”, shtoi trajneri i Kumanovës.
Strategu kumanovar bëri me dije se ka pasur bileta edhe për tifozët mysafirë, por Sigal Prishtina nuk ka kërkuar dhe se nuk do të ketë organizim të tifozëve.
“Ka mundur të vijnë tifozë mysafirë dhe me siguri do t’i vendosnim në një pjesë të tribunës, por Sigal Prishtina nuk ka kërkuar. Biletat janë me çmim të lirë dhe kushtojnë vetëm 50 denarë”, përfundoi trajneri i Kumanovës, Goran Dimitrijeviç. Kumanova dhe Sigal Prishtina takohen për herë të parë mes vete. /Sporti1/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vv-780x439.jpg)
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
![Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-231234-780x439.jpg)
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?
![Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-780x439.jpeg)
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti