LAJMI I FUNDIT:

Digjet objekti i shkollës në fshatin Leskovec të Prizrenit

Digjet objekti i shkollës në fshatin Leskovec të Prizrenit

Gjatë ditës së sotme (diel) është djegur objekti shkollës së fshatit Leskovec, siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësat për ta shuar zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet se e shpërthimit të zjarrit që dogji në tërësi këtë objekt shkollor i cili nuk ishte funksional ngase në këtë fshat nuk ka nxënës, raporton TV Prizreni.

Kujtojmë se ky fshat, është boshatisur masovisht nga paslufta dhe tani jeton vetëm një familje.