Po ofrohet koha e festave dhe e dhuratave. Filloni me kohë të zgjidhni dhuratat e Vitit të Ri për më të dashurit tuaj. Në rast se nuk dini se me çka do ta mund ta gëzoni personin e dashur, kërkoni idenë për dhurata në listën tonë të vogël, të bërë në bazë të karakteristikave të horoskopit për secilën shenjë të Zodiakut.
Zgjidhni ato dhurata që jua do zemra. Ai i cili e merr dhuratën do të gëzohet, para së gjithash, me kujdesin e sinqertë, me porosinë suptile dhe shfaqjen e ndjenjave.
DASHI – është plot energji dhe i përkushtuar për sportin
Duke qenë se dashi është një shenjë shumë impulsive dhe bujare, ata dashurojnë udhëtimet, gjërat e reja dhe aventurën. Për t’i kënaqur do të mjaftonte edhe vetëm një festë surprizë, e mirë organizuar, ose një udhëtim në ndonjë vend ekzotik. Me shumë dëshirë, të lindurit nën këtë shenjë do të pranonin edhe një abonim në palestër apo qendër sportive, duke qenë se e dashurojnë sportin.
DEMI – adhuron luksin dhe është gurman i pasionuar
Demët janë më tradicionalë, duan relaksin dhe rehatinë absolute. Romantike dhe të zjarrtë, kanë një ndjenjë të fortë familjare. Praktik, por në të njëjtën kohë edhe i rafinuar në shije, një Dem mund të preferojë një darkë në një restorant shumë të mirë e të shtrenjtë, apo edhe një veshje elegante. Gjithashtu, ata do të vlerësonin shumë edhe aksesorët për shtëpinë, mbi të gjitha nëse janë të përshtatshëm për kuzhinën, pasi një prej pasioneve të shenjës është edhe gastronomia.
BINJAKËT – janë intelektual të mëdhenj dhe me sjellje fëmijërore
Fantazues dhe intelektualë, binjakët janë në të njëjtën kohë drithërues dhe intuitivë. Adhurojnë t’i kalojnë festat bashkë me miqtë, të njohurit dhe partnerin, sepse nuk durojnë dot vetminë. Kuriozë dhe të apasionuar pas kulturës, një binjak do të ishte shumë i lumtur nëse i dhuroni një libër, pavarësisht se çfarë libri mund të jetë. Një tjetër alternativë për binjakët do të ishte edhe një udhëtim në një vend arkeologjik apo kulturor, qoftë brenda, por edhe jashtë vendit.
GAFORRJA – është perfekt i saktë dhe ka emocione të mëdha
Sentimentalistët e gaforres kanë një pasion shumë të fortë për festat në familje. Këtë fundvit, ideale do të ishte një parfum delikat, një objekt artizanal, i punuar me dore, ose një objekt antik, por edhe një libër me receta për kuzhinë do të ishte mirë. Të lidhur ngushtësisht me botën e fëmijërisë dhe kujtimeve, të apasionuar pas fotografisë dhe poezisë, gaforret do të preferonin edhe një album me fotografi të vjetra, apo orendi të ndryshme të vogla me kuptim të veçantë për ta.
LUANI – dëshiron ta trajtoni si mbret
Luanët janë persona të shkëlqyer dhe kërkues në maksimum. Pasionues, ata preferojnë surprizat, ndonëse shpesh shfaqen si tradicionalistë dhe njerëz që nuk dalin dot nga e zakonshmja. Gjërat e kushtueshme, si për shembull byzylykët e shtrenjtë, vathët, apo edhe festat mondane, veshjet elegante e të rënda, i kënaq luanët dhe shijet e tyre luksoze.
VIRGJËRESHA – romantik i devotshëm
Virgjëreshat janë të matura dhe praktike, ndaj edhe dhuratat i duan nga ato të cilat “hyjnë në punë”. Për shembull nëse do të donit t’i dhuroni diçka, dhurojini një palë këpucë të rehatshme, ose një aksesor të përdorshëm si celular, kompjuter, makinë llogaritëse. Këto janë dhuratat ideale për një shenjë e cila arrin me sukses të gërshetojë gustot estetike me ato praktike.
PESHORJA – nuk pret shumë, por konsiderohet estet i madh
Shumë të rafinuar, peshoret janë me gusto të sofistikuara, por nga ana tjetër janë diplomat dhe të sjellshëm. Ata vlerësojnë çdo dhuratë të rafinuar që mund të eksitojë. Për shembull xhaketat elegante për meshkujt dhe fustanet klasikë për femrat do të ishin një zgjedhje e mirëmenduar. Nga ana tjetër, nëse vendosni t’i dhuroni peshoreve një parfum, nuk jeni asnjëherë gabim. Vetëm kujdesuni që aroma të jetë ajo e duhura. Dhuratë për ta mund edhe të jetë një libër.
AKREPI – ka kërkesa të mëdha
Akrepat misteriozë, pasionantë dhe magnetikë adhurojnë dhuratat e veçanta. Objekte ekzotike, nga ato të cilat vendosen mbi mobile, libra, tema e të cilëve të jetë triler, psikologjike dhe me tension të lartë. Intensiteti i tyre lidhet pikërisht me akrepat, të cilët janë po aq kërkues. Akrepi pëlqen dhuratat sensuale. Edhe një biletë teatri apo kinemaje për të parë diçka dramatike, do ishte në preferencat e tyre.
SHIGJETARI – i hareshëm dhe çapkën
Për të tërhequr vëmendjen e shigjetarëve aventurierë do të duhej ndonjë udhëtim me një destinim ekzotik, nëpër vende të ngrohta dhe me det në këtë periudhë. I pasur në ide dhe fantazi, shigjetari adhuron dhuratat e ndryshme ngatë tjerat. Është një shenjë mjaft kërkuese dhe nuk duron dot shtrëngimet në çdo aspekt të jetës së përditshme as atëherë kur e ka të nevojshme një dhuratë të tillë.
BRICJAPI – tepër serioz dhe i ndjeshëm për përsosmëri
Bricjapët janë praktikë dhe thelbësorë, adhurojnë objektet, ato për zbukurime, për kuzhinën, për përdorim personal, apo edhe ato të nevojshmet që mund të vendosen në zyrë. Shumë praktikë dhe aspak të tepruar në shijë, bricjapët nuk duan luksin në një dhuratë por dobishmërinë e tyre.
UJORI – dëshiron të jetë i përkëdhelur dhe kërkon kujdes
Ujorët janë të paparashikueshëm dhe me fantazi. Janë të interesuar në teknologji dhe zhvillimet shkencore, por nuk lënë mbrapa edhe ato artistike. Gjithçka e cila do të shfaqet si e pazakontë, mund të hyjë në shijet e tyre dhe do t’i bëjë ata entuziastë. Kujdes të mos i dhuroni asnjë gjë e cila të jetë tradicionale. Synoni tek telefonat, kompjuterët, pikturat, librat.
PESHQIT – të butë dhe të kujdesshëm, kanë shpirt të vërtetë artisti
Peshqit ëndërrimtarë dhe sentimentalistë janë të aftë të zhvillojnë një sens të fortë miqësie. Më shumë se materializmin, ata vlerësojnë idenë e dhuratës. Ata e cilësojnë veçanërisht të rëndësishme që dikush të mendojë t’ju dhurojë atyre diçka. Edhe pse dinë sit ë jenë diplomat dhe delikatë në të njëjtën kohë, kanë gusto pak sit ë vështira. Vlerësojnë objektet artistike, librat, pikturat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Pse shohim ëndrrën e njëjtë disa herë?

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Peshorja – Horoskopi vjetor për 2025: Një vit dashurie, gushti sjell harmoni familjare dhe suksese profesionale

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet