Dhuna kundër shqiptarëve në Maqedoni
Shteti maqedonas nuk e ka ndërprerë politikën shtypëse ndaj shqiptarëve me nënshkrimin e marrëveshjes se Ohrit. Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund luftës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policoro-ushtarake maqedonase, edhe pas një dekade ka mbetur e pazbatuar. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, decentralizmi, përfaqësimi adekuat dhe zgjidhja e statusit të kategorive të luftës së UÇK-së, janë pikat kryesore që i ka shkelur pushteti maqedonas.
Qeveria dhe institucionet tjera maqedonase në mënyra të ndryshme po përpiqen që të shtrembërojnë realitetin historik dhe demografik të shqiptarëve në Maqedoni. Pushteti maqedonas në vazhdimësi ka përpiluar projekte tjetërsuese dhe përvetësuese të identitetit kombëtar shqiptar. Nëpërmjet projekteve si Enciklopedia dhe Shkupi 2014, tentohet që shqiptarët t’i paraqes si ardhacakë në vendin e tyre shumëshekullor dhe rrjedhimisht t’i përjashtoj nga antikiteti.
Shteti maqedonas nuk është ndalur vetëm me projekte skandaloze, ngase në kohën e fundit i ka intensifikuar veprimet kriminale ndaj shqiptarëve. Për një kohë të shkurtër janë vrarë dy të rinj dhe janë rrahur rëndë fëmijë, nxënës e qytetarë shqiptarë. Përveç kësaj, maqedonasit në tubime të ndryshme kanë bërë thirrje për gjenocid ndaj shqiptarëve. Këto krime antishqiptare janë nxitur, projektuar dhe ndihmuar nga pushteti maqedonas, i cili tashmë përkujdeset që të jenë të pandëshkuara. Sa herë që shqiptarët kanë qenë objekt i krimeve, institucionet ndjekëse dhe gjyqësore maqedonase nuk e kanë kryer punën e tyre.
Faktori politik shqiptar në Maqedoni duke qenë i përçarë dhe i ndarë në pozitë dhe opozitë, nuk mund të mbrojë dhe të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Subjektet politike shqiptare në vend që të veprojnë të bashkuara në mbrojtje të shqiptarëve në këtë shtet, ato e shpenzojnë energjinë politike duke e fajësuar dhe fyer njëra-tjetrën. Cilido subjekt politik shqiptar i cili behët pjesë e një qeverie antishqiptare maqedonase për interesa të ngushta grupore, pashmangshëm do të jetë përgjegjëse për ç’do persekutim që iu behët bashkëkombasëve të tyre.
Qytetarët shqiptar që jetojnë në shtetin maqedonas, për të qenë subjekt e jo objekt i zhvillimeve politike, duhet që të fuqizojnë qytetarinë aktive. Nëpërmjet veprime formale demokratike të reagimit qytetar, shqiptarët atje duhet që të ballafaqohen me politikën destruktive dhe denigruese maqedonase.
Organizimi dhe mobilizimi i mirëfilltë qytetar do t’ia pamundësojë autoriteteve maqedonase realizimin e projekteve të padrejta dhe jodemokratike.
Shqiptarët në Maqedoni nuk do të duhej të kishin statusin e minoritetit, por të kombit shtetformues, për faktin se janë populli i dytë shumicë në këtë shtet. Shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë me vendosmëri ndryshime rrënjësore legjislative, të cilat do të mundësonin shpërndarjen e fuqisë së pushtetit në gjithë territorin, me qëllim që të shmanget përqendrimi i pushtetit në një qendër.
Për më tepër, duhet të kërkohet që të zvogëlohet dallimi socio-ekonomik ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve nëpërmjet menaxhimit dhe shpërndarjes adekuate të resurseve publike.
Qeveritë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë janë shumë indiferente në raport me zhvillimet antishqiptare në Maqedoni. Të dyja qeveritë shqiptare nuk po e kundërshtojnë fuqishëm dhunën e pushtetit maqedonas mbi bashkëkombësit e tyre. Deri me tani maksimumi i qeverive shqiptare për zhvillimet në Maqedoni është reagimi i butë deklarativ.
Është obligim kombëtar që këto qeveri t’i koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e pozitës se shqiptarëve në Maqedoni. Për këtë qëllim duhet të kërkohet me ngulmë nga Bashkimi Evropian dhe faktorët të tjerë ndërkombëtarë që t’i bëhet presion Maqedonisë që të heqë dorë nga politika antishqiptare.
BE-ja e ka një shans të mirë që ta detyroj Maqedoninë t’i përmbush shumë standarde demokratike. BE-ja duhet të kushtëzojë Maqedoninë në rrugën e integrimeve me përmirësimin e pozitës politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker