LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vdekur në sulmet në veri të Bagdadit

Dhjetëra të vdekur në sulmet në veri të Bagdadit

Së paku dhjetë persona kanë vdekur në sulmin me minahedhës në veriperëndim të Bagdadit, kanë njoftuar sot forcat lokale të sigurisë.

Cak i sulmit të mbrëmshëm me minahedhës, i cili ka ndodhur në vendin Al-Adham, 130 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit irakian, kanë qenë zyrat e administratës lokale dhe policisë, njoftojnë agjencitë.

Sipas burimeve policore, si pasojë e sulmit kanë vdekur dhjetë dhe janë plagosur njëzet tjerë, derisa sipas kryetarit të këtij qytetit kanë vdekur 15 dhe janë plagosur 12 tjerë.