LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna e budistëve në Birmani

Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna e budistëve në Birmani

Afro 73 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman, Rohingia, janë detyruar të largohen nga dhuna në Birmania në Bangladeshin fqinj, ka njoftuar sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Kjo pakicë myslimane e ka kaluar kufirin prej shpërthimit të dhunës më 25 gusht në shtetin Rakhine, tha zëdhënësja e Komisionarit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Vivian Tan.

Zyrtarët e sigurisë së Birmanisë dhe kryengritësit Rohingia, kanë bërë akuza reciproke për kryerje të masakrave.


Ushtria tha se afro 400 vetë, shumica prej tyre kryengritës, janë vrarë gjatë përleshjeve të fundit.

Refugjatët i kanë akuzuar forcat e sigurisë dhe turmat budiste, për kryerjen e sulmeve kundër civilëve, djegien e shtëpive të tyre dhe dëbimin nga shteti, Rakhine.

Grupi Human Rigjhts Watch i ka transmetuar pamjet e reja satelitore nga Birmania, për të cilat ky grup thotë se tregojnë se më se 700 shtëpi janë shkatërruar në një fshat në Rakhine.

Tensionet ndërmjet myslimanëve Rohingia dhe budistëve kanë shpërthyer në kryengritje të përgjakshme në vitin 2012, me ç’rast më se 100 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingia, ishin detyruar të strehoheshin në kampe. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori