LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vjet burg për dy grabitje

Dhjetë vjet burg për dy grabitje

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit B. A. I akuzuari, me datë 2 maj 2017 në ora 18:35 minuta në pikën e karburantit “Beki Benz” në fshatin Kmetovc të Komunës së Gjilanit, i maskuar me anë të përdorimit të forcës apo kanosjes tenton të përvetësojë pasuri të luajtshme, fillimisht duke u kacafytur me pronarin dhe më pas duke shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në krah.

Po ashtu i njëjti me datë 23 dhjetor 2017 rreth orës 18:00 me përdorimin e forcës hynë në bastoren sportive “Lumi Sport” në Gjilan, dhe duke shtënë me armë në drejtim të televizorit përmes përdorimit të forcës përvetëson nga arka e lokalit shumën prej 400 Euro.

I akuzuari me këto veprime dyshohet se kryer veprat penale: grabitje në tentativë dhe grabitje neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Për këto dy vepra trupi gjykues ka shqiptuar një dënim unik prej dhjetë (10) vjet burgim dhe gjobë në shumën prej shtatëqind (700) euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori