Goli më i bukur në historinë e kampionateve europian, dhe një pretendent serioz për të qenë goli më i bukur i të gjitha kohërave.
Holanda po fitonte 1-0 kundër Bashkimit Sovjetik në finalen e Euro ’88, dhe Van Basteni realizoi golin e dytë, me anë të një prej goditjeve më spektakolare që janë realizuar ndonjëherë. Një kros i lartë nga Arnold Muhren mbërrin tek sulmuesi holandez në skajin e zonës, por askush nuk e priste atë që do të ndodhte më pas, teksa ai lëshoi një goditje fluturimthi në anën tjetër të portës. E pamundur për portierin. Kurrë nuk ka ndodhur që një gol kaq spektakolar të ketë qenë njëkohësisht vendimtar për fitoren enjë turneu të rëndësishëm. Ky është i vetmi titull i madh i holandezëve.
2. Dominimi i Spanjës
Lindja e tiki-takas, një brez i artë futbollistës spanjollë dhe një ekip i Barcelonës, që shumëkush argumenton se është më i miri që ka parë ndonjëherë bota, ishin faktorët që bënë që La Furia Roja të dominonte futbollin ndërkombëtar duke fituar Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010.
Megjithatë, dominimi i tyre në 2012 la të shastisur shumëkënd, teksa skuadra e Del Bosques i mori përpara të gjithë. Spanjollët pësuan vetëm një gol gjatë gjithë turneut, por ishte shkatërrimi 4-0 i Italisë në finale që do të mbahet mend, pasi ishte hera e parë që Spanja fitonte dy Europianë të njëpasnjëshëm.
3. Goli i mrekullueshëm i Paul Gascogne për Anglinë
I konsideruar si goli më i bukur i karrierës së tij të trazuar, goditja e mrekullueshme e Pol gaskonjit kundër Skocisë është shndërruar në një prej momenteve më të bukur të futbollit. Kur mbeteshin edhe 10 minuta në ndeshjen e grupit për Euro ’96, Skocia kishte shansin të barazonte nga pika e penalltisë.
David Seaman e priti, topi u hodh përpara, dhe Gascogne e ngriti sipër kokës së Colin Hendris, duke i dhënë më pas një goditje fluturimthi dhe drejt e në rrjetë. Edhe festimi ishte i veçantë: spërkati fytyrën e tij me ujë.
4. Fitorja e Francës kundër Italisë
Pas fitores së Kupës së Botës në vitin 1998 në shtëpinë e saj, Franca dukej se do të fitonte dy turne të njëpasnjëshëm, pasi eliminoi Spanjën dhe Portugalinë dhe mbërriti në finale të Euro 2000. Por Italia kishte të tjerë plane, dhe goli i Marco Delvechios u duk se do të mjaftonte për italianët, deri kur Silvain Wiltord dhe David Trezeguet u futën në fushë. Barazimi dramatik i Wiltord në minutën ’93 e coi ndeshjen në kohë shtesë, ku u vendos prej golit të Trezegues. Ndryshimet e bërë nga trajneri francez Lemerre, i kishin dhënë titullin Francës.
https://www.youtube.com/watch?v=Tcg31pAf8nM
5. Goditja e florinjtë e Oliver Bierhof
Futbolli ka parë një numër ndryshimi rregullash nëpër vite, dhe rregulli i Golit të Artë ishte një prej më të debatuarve. Euro 96 në Angli ishte turneu i parë që e përdorte, në të cilin goli i parë i shënuar në shtesë sillte fitoren e ndeshjes. Dhe rezultoi vendimtar.
Gjermania arriti në finale pasi kish pësuar vetëm dy gola, por ata ishin në disavantazh kur Patrik Berger i Republikës Çeke shënoi për ekipin e tij. Zëvendësuesi Oliver Bierhof barazoi duke e shpënë ndeshjen në kohë shtesë. Aty ku shënoi sërish duke hyrë në histori, dhe duke përcaktuar një turne të madh, për herë të parë, me rregullin e Golit të Artë.
https://www.youtube.com/watch?v=UL1vmy7Hizg
6. Panenka hyn në futboll
Në vitin 1976, Gjermania Perëndimore ishte favorite pas fitoreve në Euro 1972 dhe Kupën e Botës 1974. Antonin Panenka ndihmoi Çekosllovakinë që të mundte Hollandën 3-1 pas kohës shtesë, duke siguruar një vend në finale kundër Gjermanisë. Pasi çekët arritën një kryesim tronditës 2-0 në 25 minuta, Gjermania Perëndimore u hodh e gjitha në sulm dhe arriti të barazojë dhe ta çojë ndeshjen tek penalltitë.
Këtu lind një legjendë, teksa Panenka përgatitet për goditjen vendimtare dhe godet topin drejt e tek mesi i portës, duke guxuar jo pak. Guximi i tij jo vetëm i siguroi Çekosllovakisë trofeun, por e futi emrin e Panenkës në folklorin futbollistik, pasi teknika mban emrin e tij edhe sot e kësaj dite.
7. Greqia trondit botën
Greqia doli kundër të gjithë mundësive kur fitoi Euro 2004, duke kaluar sfidat e Spanjës në ndeshjet në grup, Francës në çerekfinale dhe Republikës Çeke në gjysmëfinale, përpara se të mundte në finale vendin organizator, Portugalinë.
Angelos Haristeas dhe goli i tij ishin qershia mbi tortë për filozofinë e Oto Rehagelit “e para është mbrojtja”, teksa veterani gjerman udhëhoqi Greqinë në atë që ishte i treti turne madhor në historinë e tyre. Grekët i fituan të gjithë ndeshjet me rezultatin 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=OVU6XYJPLw8
8. Platini frymëzon Francën drejt lavdisë
Asgjë nuk e ndalte Michel Platininë, në fillimin dhe mesin e viteve 1980, teksa Nr. 10 i Francës fitoi tre Topa të Artë të njëpasnjëshëm mes viteve 1983 dhe 1985. Në mesin e kësaj erdhi edhe kontributi i tij më i madh për vendin e tij, si dhe performanca më e bukur e një individi në një turne europian.
Platini shënoi nëntë herë, duke përfshirë dy tregolësha si dhe një fitore në kohë shtesë, në frymën e fundit, në gjysmëfinale kundër Portugalisë. Ylli i Juventusit shënoi edhe në finale kundër Spanjës, duke u siguruar organizatorëve titullin e parë të madh.
9. Surpriza daneze
Danimarka e tronditi botën e futbollit duke fituar një turne, në të cilin as nuk kishin arritur të kualifikoheshin në vitin 1992. Pasi hynë në kompeticion për shkak të skualifikimit të ish Jugosllavisë, danezët dolën kundër gjithë pritshmërive duke fituar dhe ngritur trofeun.
Në gjysmëfinale kundër kampionëve të Holandës, erdhi momenti vendimtar. Marko Van Basteni, heroi i Euro 88 humbi penalltinë përballë Peter Shmajkelit. Danimarka shkoi në finale ku danezët e përmbyllën përrallën e tyre duke fituar 2-0 përballë Gjermanisë së Berti Vogtsit.
https://www.youtube.com/watch?v=yqFGnkYpSJM
10. Fati i italianëve
Italia mund të jetë një prej vendeve me më shumë trofe, por ndonjëherë u është dashur më shumë se sa futbolli për të dalë nga situata të vështira. Euro 68 ishte një rast i tillë, pasi barazimi në finale përballë Bashkimit Sovjetik kërkoi që ndeshja të vendosej prej hedhjes së monedhës. Xhakinto Faketi bëri një hap përpara, ai e gjeti si do të binte monedha dhe kështu Italia doli në finale, në epokën e parapenalltive. Italia do të barazonte sërish në finale, por këtë herë u vendos që ndeshja të riluhej për të caktuar fituesin, dhe ekipi i Faketit fitoi 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=JkKU4behOaQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Diego Simeone flet pas shortit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës