LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gramë arrë dhe kikirikë në ditë zgjasin jetën

Dhjetë gramë arrë dhe kikirikë në ditë zgjasin jetën

Arrat dhe kikirikët zgjasin jetën. Ose thënë ndryshe, mjafton të konsumohen çdo ditë nga 10-15 gramë, për të reduktuar me 23% rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Kështu është zbuluar nga një studim holandez i Universitetit të Maastricht, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of Epidemiology”.

Studimi u përqendrua në 120 mijë persona me moshë nga 55 deri në 69 vjeç, të cilët u mbajtën në monitorim për dietën ushqimore dhe stilin e jetës, duke nisur në vitin 1986.

Dhjetë vite më vonë u monitorua shkalla e vdekshmërisë së tyre, e lidhur me diabetin, kancerin, sëmundjet respiratore, neurodegjeneruese etj. U vu re se personat që konsumonin çdo ditë në mënyrë të moderuar arrë dhe kikirikë ishin më të mbrojtur 45% nga vdekja e parakoihshme për shkak të sëmundjeve neurodegjeneruese, 39% më të mbrojtur nga sëmundjet respiratore dhe 30% nga diabeti.


Drejtuesi i studimit, Piet van den Brandt, u shpreh se dobitë e arrëve dhe kikirikëve janë të shumta pasi përmbajnë yndyra të dobishme, vitamina, fibra, antioksidantë dhe elementë të tjerë bioaktivë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori