LAJMI I FUNDIT:

Dhimbjen e gjurit e “shëron” me orgazëm

Dhimbjen e gjurit e “shëron” me orgazëm

Refleksologu britanik, Stuart Hill ka zbuluar një metodë unike të shërimit të dhimbjes në gju. Aq mirë sa që ka përfunduar në gjyq. Në fakt, ai i ka trajtuar pacientet me vibrator dhe u ka lëpirë thimthat në pajtim me “terapinë hormonale kineze” të cilën ka praktikuar.

Doktori, i cili ka keqpërdorë mendjelehtësinë e grave të cilat e kanë vizituar me problemin e dhimbjes së gjurit, duhet të përgjigjet para gjyqit pasi ndaj tij janë ngritur nëntë padi për keqtrajtim seksual.

Stuart Hill, i cili ka 57-vjet, pacienteve të tij si zgjidhje u ka këshilluar përjetimin e orgazmës, në të cilën demek ka qenë e përfshirë “terapia hormonale kineze". Natyrisht, tretmani do të ishte i shërueshëm vetëm nëse Hill do ta zbatonte.

Nëntë gra e kishin ‘hangër foren’. Ai është zbuluar pasi që njëra prej grave i ka thënë burrit të saj se po ndihej shumë më mirë falë njohjes së medicinës kineze të doktorit Hill. Vetëm mund të paramendojmë se si është dukur fytyra e atij njeriu pasi që gruaja e tij ia ka përshkruar tretmanin nëpër të cilin ka kaluar.