LAJMI I FUNDIT:

Deti gërryen tokën e Durrësit, shkak ndërtimet pa kriter

Deti gërryen tokën e Durrësit, shkak ndërtimet pa kriter

Çdo vit, deti përparon gjithnjë e më shumë drejt tokës, duke reduktuar sipërfaqen e bregdetit të Durrësit.

Erozioni, si një nga format e degradimit të tokës, është mjaft i dukshëm në brigjet e Adriatikut, siç vihet re dhe në rrugën që lidh Porto-Romanon me Bishtin e Pallës. Brezi i rërës aty nuk është më. Bunkerët, që dikur ndodheshin në breg, tani janë disa metra larg tij e të mbuluar nga uji.

Rruga e asfaltuar së fundmi është dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj nga deti. Vija bregdetare Durrës-Bishti i Pallës ka një gjatësi prej afro 16 km dhe, për shkak të përbërjes së saj ranore e argjilore, është tejet e rrezikuar nga veprimtaria detare, që e ka shtyrë vijën bregdetare në drejtim të lindjes në shumë sektorë të saj.


Në zonën Porto Romano-Bishti i Pallës, dukuria e gërryerjes së tokës është mjaft e dukshme. Krahas kushteve gjeoklimatike, ndikim negativ ka dhe veprimtaria e pamenduar e njeriut mbi pasojat që favorizojnë fenomenin.

Ndërtimet pa kriter në bregdet, ashtu si gërryerja e shtratit të lumejve dhe devijimi i tyre, janë kthyer në rrezik evident për ekzistencën e mjaft plazheve përgjatë Adriatikut. Ato janë kthyer në barrierë për lëvizjen e lirë të aluvioneve e sedimenteve, duke prishur ekuilibrat natyrorë në bregdet dhe rrezikuar jo vetëm plazhet, por edhe infrastrukturën rrugore, banesat dhe jetën në komunitet.

Ndërtimi i portit të karburanteve 15 vite më parë, si dhe punimet për ndërtimin e një porti të ri karburantesh në zonë, duket se po e përshpejtojnë erozionin dhe rrezikojnë të ardhmen e kësaj zone me një potencial të fuqishëm ekonomik e turistik. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori