Policia Italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që iu mori jetën dy shqiptarëve në periferi të Milanos. Agron dhe Alban Lleshaj u vranë mbrëmjen e së enjtes dhe ndaj tyre u qëlluan të paktën 10 plumba.
Gjithashtu është saktësuar se ata nuk janë vëllezër, siç u tha fillimisht nga mediat italiane, por kushërinj.
Ishin të paarmatosur dhe po udhëtonin me një automjet “Volkswagen Polo”, ngjyrë gri. Nga ekspertiza ka rezultuar se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agron.
Ai në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra.
“Ishte pikërisht ora 22: 54 minuta kur unë dëgjova zhurmën dhe mendova se kishte ndodhur aksident. Kur dola dëgjova një djalë të ri në vendin e shoferit që i binte xhamit me dorë dhe bërtiste “ndihmë”. Ne u përpoqëm ta ndihmonim, por nuk patën sukses. Pastaj pashë vrima plumbash në anën e makinës dhe e kuptuan se nuk ishte një aksident”, ka thënë një banor i zonës.
Tek zona ku banonin dy kushërinjtë shqiptarë banorët i tregojnë si njerëz miqësor dhe ishin të përpiktë në pagesën e qirasë. Të dy kishin çelësat e shtëpisë në xhepi.
Nga kontrolli në banesën e tyre policia ka zbuluar se kishte armë dhe dyshime ka se një prishje e pazarit për drogën të jetë shkaku i vrasjes.
Agron dhe Alban Lleshaj kishin lindur në Rrëshen. Por, para se të lëvizin për në Itali ata jetonin në Lezhë. Përveç trafikut të drogës pista e dytë është ajo e gjakmarrjes, bazuar tek Kanuni. Megjithatë për këtë pistë nuk ka shumë detaje.
Ajo që di policia është se ditë më parë një trafikant shqiptar është arrestuar dhe ai rezulton të jetë xhaxhai i dy viktimave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Spitalit të Strugës: Fëmija që ndërroi jetë kishte paralizë cerebrale, ishte në gjendje të rëndë
Ramush Haradinaj: Deçani do të bëhet adresë ballkanike e turizmit dimëror
Zëdhënësi i LDK-së kërkon mobilizimin e mbështetësve për të siguruar fitoren në zgjedhje
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos