LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e gjelbër: Ka shpresa edhe për ata që nuk kanë naftë!

Dëshmia e gjelbër: Ka shpresa edhe për ata që nuk kanë naftë!

Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka hapur një nga elektranat më të mëdha në botë që përdor diellin e Saharasë për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Kostoja e gjithë projektit është 3.9 miliardë dollarë, ndërsa elektrana që gjendet në qytetin Ouarzazate, në jug të Marokut, quhet Noor I. Por, kjo është vetëm pjesa e parë e projektit që synon të prodhojë rrymë për 1.2 milion marokenë, raporton AP. Është parashikuar që kështu të sigurohen 120-165 megavat rrymë.

Agjencia Climate Investment Funds, që ka dhuruar 435 milionë dollarë për këtë projekt, thekson se ky do të jetë centrali më i madh i energjisë diellore, që do të ruajë energji edhe për periudhat kur nuk ka diell.


Maroku është zgjedhur për këtë projekt për shkak të stabilitetit politik, si dhe për faktin se Qeveria marokene ka themeluar Agjencinë për Energji Diellore, ndërsa futi masa për zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse. Me fjalë të tjera, derisa Tunizia dhe Egjipti janë marrë me të ashtuquajturën Pranvera Arabe, Maroku ka avancuar në aspektin teknologjik dhe të legjislacionit, shkruan AP.

“Ky projekt është dëshmi për vendet tjera të cilat thonë se nuk ka shpresë për ata që nuk janë të pasur me naftë”, ka thënë Hakima El Haite, ministrja marokene e Mjedisit.

Aktivistët megjithatë thonë se duhen burime të mëdha për ftohje të elektranës, pra ujë nga hidroelektrana Mansour Eddahbi, gjë që do të shkaktojë probleme në kohë të that[sirave të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori