LAJMI I FUNDIT:

Derrat i zënë hajdutët

Derrat i zënë hajdutët

Dy tinejxherë gjermanë, të cilët vidhnin vetura, e kanë thirrur policinë për ndihmë pasi janë rrethuat nga një turmë derrash të egër.

Dieter Meier dhe Reiner Klose, të dy nga 18 vjet, e kanë braktisur një veturë të vjedhur dhe kanë ikur nëpër pyjet e dendura pasi janë ndjekur nga policët në Mecklenburg, në perëndim të regjionit, Pomerania.

Ata kishin arritur t’u iknin policëve dhe kishin planifikuar të qëndronin në pyll deri në mëngjes dhe pastaj të largoheshin. Mirëpo, ata janë rrethuar nga një grup derrash të egër.

Dy të rinjtë ishin ngjitur në një dru për të shpëtuar, derisa kafshët i kishin pritur nga poshtë. Kështu, ata janë detyruar ta thirrin policinë për ndihmë. Ata janë arrestuar menjëherë dhe janë akuzuar për vjedhje.


“Ata kishin mbetur të shtangur nga derrat. Kishin thënë më mirë burgu sesa derrat”, ka treguar një zëdhënës policie.