LAJMI I FUNDIT:

Derisa ishte me pushime dy burra tentuan ta hapnin derën e hotelit me një ‘tel’ – gruaja tregon si e shmangi ballafaqimin e mundshëm

Derisa ishte me pushime dy burra tentuan ta hapnin derën e hotelit me një ‘tel’ – gruaja tregon si e shmangi ballafaqimin e mundshëm

Një grua e cila thotë se ndaloi dy burra të hynin në dhomën e saj të hotelit kur ishte vetëm 15 vjeçe duke kujtuar këshillat që njerku ia kishte dhënë asaj, është bërë virale pasi ndau një seri të videove në internet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një video e shpërndarë në TikTok tregon një pajisje e cila mund të hyjë poshtë dyerve të përdoret për të tërhequr dorezën nga brenda derisa ka grumbulluar më shumë se 13 milionë shikime pasi paralajmëronte njerëzit për rrezikun.

Josie Bowers tha se i kishte ndodhur asaj kur ishte me pushime me familjen, derisa shpjegon se ishte “përvoja më e frikshme e jetës së saj”.


Bowers thotë se kur ishte adoleshente, ajo qëndroi në një hotel në Maryland dhe se ishte vetëm në dhomën e hotelit duke bërë gati derisa pjesa tjetër e familjes së saj ishin ende në plazh.

Derisa po bëhej gati të hynte për të bërë dush, ajo potencoi se dëgjoi zhurma dhe pa që ‘teli’ i paraqitur në video ishte vendosur nën derë.

@josiebowers10##duet with @braccozz ##hotel ##staysafe ##storytime ##fyp ##oceancity ##hilton♬ Amityville Horror – Scary Halloween Sound Effects – Halloween Sound Effects

Josie u shpreh se një burrë filloi të hapte derën derisa ajo qëndronte në peshqirin e saj, dhe ajo shpejt e përplasi derën përsëri dhe ia vendosi drynin.

Sipas saj burrat më pas folën nga dera për të pretenduar se ishin punëtorë hotelieri që ishin atje për të ‘rregulluar derën’, por që ajo mund të dallonte nga veshja e tyre se ata nuk ishin punonjës.

E tmerruar për atë që po planifikonin të bënin, ajo thotë se në ato momente kujtoi këshillat që ia kishte dhënë njerku i saj.

Josie, tani 19-vjeçare, shpjegoi: “Unë mendoj se jam shumë e zgjuar për këtë. Njerku im është një oficer policie, dhe më mësoi që të mos ia bëja kurrë të ditur njerëzve që jam vetëm.

“Unë bërtita, ‘hej baba, ka ardhur dikush këtu për ta rregulluar derën’. Sapo ata menduan se unë nuk isha vetëm dhe se babai im potencialisht ishte atje, ata vrapuan. Ata ishin zhdukur”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Interesante
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori