LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani 21 vende e kanë ratifikuar protokollin për në NATO

Deri më tani 21 vende e kanë ratifikuar protokollin për në NATO

Maqedonia e Veriut, më afër anëtarësimit të plotë në NATO. Së fundmi protokollin për anëtarësim e ka miratuar Kuvendi i Turqisë dhe ai Çekisë. Shefi i delegacionit turk në Kuvendin e NATO-s, Osman Ashkin, në profilin e tij në Twitter shkroi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut.

“Kuvendi i Madh kombëtar i Turqisë e ka përfunduar procesin e ratifikimit të Protokollit për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Sikurse deri më tani, Turqia do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimit euro-atlantik”, deklaroi Osman Ashkin, shef i delegacionit turk në Kuvendin e NATO-s.

Çekia është vendi i 21-të që miratoi protokollin për anëtarësim në NATO të vendit tonë. Zëvendëskryeministri çek Jan Hamçek tha para përfaqësuesve të Kuvendit se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut do të forcojë stabilitetin e rajonit.


Jemi të bindur se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta forcojë stabilitetin e plotë dhe sigurinë e Ballkanit, ndërsa në të njëjtën kohë edhe vetë Aleancën- deklaroi Jan Hamaçek, zv/kryeministër i Çekisë.

Që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, duhet protokollin për anëtarësim ta ratifikojnë edhe tetë vende të tjera si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë, Franca, Holanda, Spanja, Italia, Luksemburgu, Islanda.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori