LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së e pyet kreun e PDK-së: Kadri, a e ke seriozisht për zgjedhjet?

Deputeti i LDK-së e pyet kreun e PDK-së: Kadri, a e ke seriozisht për zgjedhjet?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për herë të parë ka shpalosur idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Në një intervistë për një të përditshme, ai ka dhënë kritika edhe në drejtim të partnerit të koalicionit, respektivisht Qeverisë së Isa Mustafës. Kryeparlamentari ndër të tjera ka përmendur dështimin e vendit në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të saj.

Deklaratat e të parit të PDK-së kanë nxitur reagime edhe nga tabori i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, ka thënë se vendi në zgjedhje është një opsion gjithmonë, në rast të krizave, por, sipas tij, nuk është kriza aq e thellë sa të merret si prioritet.

Gashi thotë se nëse PDK-ja e vlerëson se nuk po funksionon partneriteti atëherë mbesin dy rrugë: LDK të gjejë partner të ri ose ta pyes Kadrin (Veselin) se, a e ka seriozisht deklaratën që ka dhënë, sepse, sipas Gashit, serioziteti i tij nuk është shumë i lartë në këto drejtime.


“Përgjithësi ai rrëmbehet nga emocionet në raste të caktime dhe në këtë rast ka pas një deklaratë të tillë. Një parti serioze duhet të jetë e gatshme gjithmonë për zgjedhje, e LDK-ja është e tillë”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i partisë së Mustafës thotë se nuk beson se demarkacioni është çështja që mund ta qoj vendin në zgjedhje. Mirëpo, nëse vendi shkon në zgjedhje për këtë çështjen, Gashi thotë se LDK do të dal fituese.

“Nëse për demarkacioni dhe asociacionit shkojmë në zgjedhje, atëherë mendojë se LDK-ja duhet të jetë krenare me punën e vet. Pasi, ka arrit t’i ndalojë këto dy tema problematike për Kosovën. Ndërsa nëse shkohet për çështje të tjera duhet me qenë të sinqertë partneret e koalicionit të cilët e kërkojnë shkuarjen në zgjedhje”, është shprehur ai. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori