LAJMI I FUNDIT:

Dënohet për pirje të duhanit në furgonin e tij

Dënohet për pirje të duhanit në furgonin e tij

Një piktor dhe dekorues është dënuar për pirje të duhanit të furgonin e tij, sepse është klasifikuar si vendi i tij i punës.

Gordon Williams, 58-vjeçar, i cili kishte mbaruar punën e tij ditore dhe ishte duke vozitur për në dyqanet e tij, është dënuar me 30 funte angleze.

Ai ka thënë për gazetën britanike The Sun: "Më kanë thënë se për shkak që furgoni im është vendi im i punës unë i kisha shkelur ligjet mbi duhanin.

"Furgoni është i siguruar vetëm për përdorim personal dhe të më dërgoj deri në punë e anasjelltas. Nuk është vendi im i punës – unë dekoroj shtëpi jo kombi".


Gordoni, i cili pinë dhjetë cigare në ditë, është duke planifikuar të apelojë edhe pse gruaja e tij Sue, 56-vjeçare, tanimë ka paguar gjobën.