LAJMI I FUNDIT:

Akuzohej për dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë, një vit burgim për prizrenasin

Akuzohej për dhunë në familje dhe dëmtim të pasurisë, një vit burgim për prizrenasin
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit   D.Q., për shkak se ai është shpallur fajtor.

“Nga muaji dhjetor i vitit 2019, e deri në shtator të vitit 2021 në Prizren, i akuzuari me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, si viktimë e ndjeshme, e kur e dëmtuara shkëput lidhjen bashkëshortore nga i akuzuari për shkak të dhunës së ushtruar, i akuzuari vazhdon keqtrajtimin psikologjik, duke e thirrur vazhdimisht përmes telefonit, e më pas në pamundësi të flas përmes telefonit, i akuzuari vazhdon duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kësodore ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 1 e 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Me datë 2 shtator 2021, në Prizren i akuzuari D.Q., me qëllim të dëmtimit të pasurisë së të dëmtuarës, si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që kishin mes vete, i akuzuari i revoltuar nga kjo situatë, me mjet të fortë e dëmton veturën e të dëmtuarës,

Kësodore ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e GJYKON:

Për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 1 e 2, të KP-së

Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro

Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 shtator deri në ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Për veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par 1 të KP-së

Dënim me GJOBË në shumën prej 300 (treqind) euro

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori