LAJMI I FUNDIT:

Dënohet infermierja britanike, vrau shtatë foshnja – mësohet se si i kreu krimet çnjerëzore

Dënohet infermierja britanike, vrau shtatë foshnja – mësohet se si i kreu krimet çnjerëzore

Një gjykatë britanike e ka shpallur fajtore infermieren, Lucy Letby për vrasjen e shtatë foshnjave.

Ajo i vrau foshnjat e sapolindura duke i injektuar ajër me shiringë, duke i ushqyer tepër dhe i helmoi me insulinë midis qershorit të vitit 2015 dhe qershorit 2016 ndërsa punonte në Spitalin Countess of Chester (spitali kryesor i NHS në Chester County).

Letby u shpall fajtor edhe për tentativë vrasje të gjashtë foshnjave të tjera, raporton bbc.


Një gjykatë në Manchester do të bëjë të ditur dënimin më 21 gusht t të këtij viti.

Konsulenti kryesor në njësinë neonatale ku punonte Lucy Letby tha se menaxhmenti i spitalit dështoi të hetonte me kohë akuzat kundër infermieres dhe u përpoq të heshtte mjekët.

Ndryshe, Letby pritet të kalojë të paktën 22 orë në ditë në një qeli të vetmuar. Për shkak të izolimit të saj, u sugjerua që ajo të inkurajohej nga stafi që të stimulohej mendërisht për të shmangur stresin ekstrem, zemërimin dhe zhgënjimin.

Jeta e saj e vetmisë do të jetë e mbushur me leximin e tregimeve për të tjerët. Ekspertët thanë se ajo do të jetë në gjendje të lexon gazeta, libra dhe të shikonte televizion, por jo shumë kohë. Dhe një orë në ditë, ajo do të jetë në gjendje të ushtrojë dhe të ecë nëpër mjediset e burgut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori