LAJMI I FUNDIT:

Dëmshpërblim për veshkën e dhuruar dhe martesën e shkatërruar

Dëmshpërblim për veshkën e dhuruar dhe martesën e shkatërruar

Me dëshirë që t’i shpëtoj jetën të dashurës dhe martesën e luhatshme, një mjek njujorkez të dashurës i kishte dhuruar veshkën, mirëpo pasi që lidhja e tyre ka marrë fund ai po kërkon dëmshpërblim prej 1.5 milionë dollarësh për organin e dhuruar.

Doktori Richard Batista ka folur me gazetarë në zyrat e avokatit të tij në Long Island.

Ai ka thënë se në muajin qershor të vitit 2001 i kishte dhuruar veshkën ish gruas së tij Dawnell Batista.

”Prioriteti im ka qenë t’i shpëtojë jetën, derisa dëshira e dytë ka qenë të rregulloj bashkëshortësinë tonë”, ka thënë ky 49-vjeçar.


Mirëpo ata nuk ia kishin arritur të kenë sukses dhe në muajin korrik të vitit 2005 ajo kishte kërkuar shkurorëzimin.

Batista, i cili punon në Qendrën universitare të mjekësisë në Nassau, thotë se martesa e tyre është shkatërruar pas aferës që ish gruaja e tij kishte pasur me një fizioterapeut. Çifti ka tre fëmijë të moshave 8, 11 e 14 vjeçare.

Mirëpo kërkesa e burrit të lënduar në të vërtetë është atipike, që e ka vërtetuar edhe Julia Rivera, zëdhënëse e Rrjetit për dhurim të organeve në New York.