LAJMI I FUNDIT:

Demi me epsh ngatërron fermerin me lopën

Demi me epsh ngatërron fermerin me lopën

Një fermer polak është dashur të shtrihet në spital pasi që demi i tij e ka përzier atë me një lopë.

Demi ia kishte copëtuar fermerit rrobat pasi që në to kishte ndjerë erën e lopëve në një fermë në Wies Dlugie, të Polonisë lindore.

68-vjeçari i tmerruar, Stan Markowski, ka tentuar të refuzoj sharmin e demit por është ndjekur dhe rrotulluar nëpër livadh.

Vajza e tij 45-vjeçare, Danuta, ka thënë: "Demi i kishte marrë erë babait tim i cili sapo kishte dalë nga stalla dhe mendoi se ishte një lopë e gatshme për çiftëzim.


"Por kur babai i shtyu atë prapa demi u çmend tërësisht dhe filloi ta ndjekë dhe ta rrotullojë nëpër livadh, duke ia grisur atij rrobat dhe duke e shkarravitur nëpër tokë.

"Ai arriti të largohet dhe të vrapoj në shtëpi, krejt i zhveshur, i tmerruar dhe i përgjakur", ka thënë ajo.