LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni serb ndalohet të hyjë në Kosovë

Delegacioni serb ndalohet të hyjë në Kosovë

Autoritetet e rendit në Kosovë ia kanë ndaluar sot hyrjen një delegacioni zyrtar të Serbisë, i cili ishte nisur në Kosovë për të mbajtur një mbledhje në fshatin Ranillugë të Kamenicës, për t’u takuar me, siç është thënë, strukturat qeverisëse në mjediset e banuara me serbë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka njoftuar se delegacioni është ndalur në vendkalimin kufitar numër 5, që njihet me emrin Dheu i Bardhë, për shkak të mosrespektimit të procedurave dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Delegacioni është përbërë nga një numër deputetësh nga Parlamenti i Serbisë dhe zyrtarë të Ministrisë për Kosovën në qeverinë e Beogradit. /REL/