LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Zero tolerancë ndaj zyrtarëve që ndihmojnë trafikimin

Delawie: Zero tolerancë ndaj zyrtarëve që ndihmojnë trafikimin

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Dellawie tha se Kosova po bën përpjekje domethënëse në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë, me qëllim që të plotësohen standardet ndërkombëtare, për eliminimin e trafikimit.

Ambasadori amerikan në konferencën e organizuar për Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore tha se ka shpresë se Qeveria do të punojë  edhe për themelimin e strehimores në komunat në veri të vendit dhe në identifikimin e fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë, në mënyrë që ata të kthehen në shkollë.

Delawie po ashtu tha se institucionet e vendit, duhet të kenë zero tolerancë, për të gjithë ata zyrtarë që ndihmojnë trafikimin me njerëz.


“Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë hapat pozitiv, në ndalimin dhe ndëshkimin e trafikuesve, përfshirë edhe përmes përpjekjeve të suksesshme të njësitit policor, kundër trafikimit me qenie njerëzore. Hetimet e rrepta duhet të sjellin ndjekjen penale dhe ndëshkimin e trafikuesve, përfshirë dhe të zyrtarëve që bashkëpunojnë me krimin. Na ka inkurajuar dënimi i kohëve të fundit të ish- kreut të Zyrës për Komunitete në Rahovec. Shpresojmë që institucionet kosovare të marrin qëndrim për zero tolerancë ndaj zyrtarëve që ndihmojnë në trafikim. Për fat të keq vitin e kaluar, Qeveria ka identifikuar më pak viktima dhe ka ndjekur më pak të dyshuar. Shkalla e dënimeve ka qenë më e ultë në 5 vitet e fundit. Ndërsa raporti ynë kundër trafikimit ka vënë në pah, se gjykatësit kanë dhënë dënime me të lehta për trafikuesit e dënuar”, tha Delawie.

Ndërkaq shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se për Bashkimin Evropian luftimi i trafikimit me njerëz, është top- prioritet në mbarë botën, transmeton KP.

Sipas saj rreth 300 projekte kundër trafikimit janë financuar nga Komisioni Evropian me një vlerë totale prej 150 milionë euro gjatë një periudhe 15 vjeçare dhe se edhe Kosova përfiton nga projektet e tilla.

Ndërsa tha se jo vetëm policia dhe Prokuroria, por dhe e gjithë shoqëria duhet të punojë më shumë, me qëllim që të identifikohen dhe ndëshkohen trafikantët.

“Edhe ky fenomen negativ, ka prekur dhe shoqërinë e Kosovës. Ne e shohim këtë në baza ditore, i shohim fëmijët duke kërkuar lëmoshë në rrugë. I shohim keqtrajtimet e të rinjve dhe të rejave. Andaj ne bashkërisht duhet ta luftojmë këtë krim, ku secili nga ne kemi rol për të luajtur këtu. Është pjesë e jona, jo vetëm Policia, Prokuroria duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë trafikantët. Jo vetëm Qeveria edhe pse ajo ka për detyrë të hartojë legjislacion, politika e strategji. Ne duhet bashkërisht të luftojmë këto dukuri. Andaj duhet të sigurohemi që çdo viktimë të jetë një i mbijetuar i shëndoshë duke i ofruar ndihmë dhe asistencë institucionale. Por kjo nuk mund të arrihet pa një ndihmë nga të gjithë ne. Andaj kërkohet bashkëpunim dhe bashkërendim më të madh”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori