Doganën e Kosovës, të enjten e ka vizituar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Lulzim Rafuna.
Pas takimit, Delawie tha se është krenar me punën e Doganave.
Sipas tij, puna e shërbimeve të doganës në Kosovë e mbështesin drejtpërdrejt sigurinë në vend, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Ka qenë e mrekullueshme të shoh punën e rëndësishme që e kanë bërë shërbimet e doganës në Kosovë. Puna e shërbimeve të doganës në Kosovë e mbështesin drejtpërdrejt sigurinë në Kosovë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. U fol shumë rreth korrupsionit dhe sundimit të ligjit dhe jam shumë i lumtur të shoh gjithë punën e rëndësishme që Dogana e Kosovës bën për ta pamundësuar korrupsionin, t’i dënojë ata që e mundësojnë dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Ashtu siç tha drejtori, ambasada e SHBA-ve përmes programit për kontrollin e eksportit është një përkrahës krenar i Doganave, së fundmi duke u dhuruar software të ri për video sistemet”, tha Delawie.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës , Lulzim Rafuna, e ka njoftuar ambasadorin e SHBA-ve për sukseset që doganat kanë arritur në luftimin e evazionit fiskal dhe korrupsionit.
“Nëpërmjet tatimpaguesve të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë një investim shumë i madh mbi 3 milion dollarë. Vetëm këto tre vite është investuar në pajisjet më të avancuara, për të na ndihmuar që t’i zhvillojmë sistemet tona. Këto zhvillojnë doganën moderne, ta luftojmë kontrabandën, korrupsionin dhe ta luftojmë evazionin fiskal, ku kjo ka rezultuar me progresin që ka arrit Dogana. Dogana e Kosovës ka arritur që këtë vit të ketë 16 për qind të hyra se sa viti i kaluar, të jemi 2 për qind se sa plani i rishikuar për këtë vit. Duke u rritur të hyrat, ankesat kanë rënë dhe kjo e dëshmon më së se çfarë transparence kemi me biznesin”, tha Rafuna.
Doganat e Kosovës sigurojnë mbi 70 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Turqit, ofensivë shkarkimesh në distribucion

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë