LAJMI I FUNDIT:

Del Piero, edhe një sezon te Sydney FC

Del Piero, edhe një sezon te Sydney FC

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka bërë të ditur se do të qëndrojë edhe një sezon tjetër te ekipi australian, Sydney FC.

Gjatë muajve të fundit në adresë të sulmuesit legjendar erdhën një mori ofertash nga klubet e mëdha evropiane. Sidoqoftë, spekulimet e shumta për të tani kanë marrë fund sepse vetë lojtari e ka bërë publik lajmin e qëndrimit në klub.

“Jam shumë i lumtur që të qëndroj te Sydney FC edhe për një sezon”.

“E kam zgjedhur këtë klub që nga fillimi i sezonit sepse kam dashur ta dëshmoj dashurinë time për futbollin në një shtet tjetër dhe vërtetë po kënaqëm me sfidat këtu”, ka thënë Del Piero./Telegrafi/