LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Kiana Kryeziu, Drin Kokaj e Arba Pupovci dhe përzgjedhësit Agim Pupovci, pas garës së sllallomit në ‘EYOF Vuokatti 2022’

Deklaratat e Kiana Kryeziu, Drin Kokaj e Arba Pupovci dhe përzgjedhësit Agim Pupovci, pas garës së sllallomit në ‘EYOF Vuokatti 2022’
(Foto: noc-kosovo.org)

Tre skitarët tanë, Kiana Kryeziu, Arba Pupovci dhe Drin Kokaj, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2022, kanë garuar sot në disiplinën e sllallomit.

Kiana Kryeziu pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, zuri vendin e 48-të nga 84 pjesëmarrëse. Ajo la pas vetes nëntë garuese, kurse 13 të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë.

Ajo përfundoi me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, +17.82 sekonda prapa vendit të parë.


Arba Pupovci ishte e pafat, pasi në lëshimin e parë doli nga shtegu.

Kiana Kryeziu e 48-ta në sllallom në ‘EYOF Vuokatti 2022’
Lexo po ashtu Kiana Kryeziu e 48-ta në sllallom në ‘EYOF Vuokatti 2022’

Në konkurrencën e meshkujve, Drin Kokaj, zuri vendin e 53-të nga 84 garues, 30 prej të cilëve u diskualifikuan.

Koha e tij pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 48.72 sekonda, plus 19.17 sekonda nga vendi i parë. Në lëshimin e dytë, Drini përmirësoi kohën e tij, duke qenë plus shtatë sekonda nga vendi i parë, për dallim nga plus 12 në lëshimin e parë.

Për Drinin, pjesëmarrja në EYOF Vuokatti 2022 është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Përzgjedhësi Agim Pupovci u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Kianës dhe Drinit, derisa veçoi paraqitjen e Kianës.

Skitarët tanë, nesër do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori