LAJMI I FUNDIT:

Dehet dhe përfundon në kontejner të mbeturinave

Dehet dhe përfundon në kontejner të mbeturinave

Një amerikan ka shpëtuar lehtë, pasi që kishte fjetur në një kontejner të mbeturinave, pas një nate të gjatë me alkool.

William Bowen, 27-vjeçar, u zgjua për të gjetur veten në një kamion mbeturinash përmbajtjet e të cilit punëtorët e higjienës ishin gati për ta zbrazur në Muncie të shtetit Indiana, raporton Star Press.

Vozitësi sapo e kishte zbrazur kontejnerin në kamion dhe ishte bërë gati të aktivizonte ngjeshësin, kur ka dëgjuar britma.

"Ai shikoi dhe e pa se ky xhentëlmen po qëndronte në maje të kamionit tonë", ka thënë Larry Green, mbikëqyrës për siguri të tregut në kompaninë e mbeturinave.


Fjalët e vetme të Bowen ishin se ai kishte të ftohtë: "Ky zotëri ishte i dehur përtej mase", ka shtuar Green.

"Jam shumë i gëzuar që përfundoi kështu. Nuk përfunduam me një trup të vdekur. Ne shpëtuam me një trup që po fliste", ka përfunduar ai.

Boëen nuk e kishte as idenë më të vogël se si kishte përfunduar në kontejnerin e mbeturinave. Gjëja e fundit që i kujtohej ishte se ai ka qenë duke pirë me disa “miq” në një lokal deri në orën tre të mëngjesit.

Ai është trajtuar në spital për disa lëndime të vogla dhe është liruar më vonë.