LAJMI I FUNDIT:

Dëgjohen sinjale nga universi i thellë, zbulohet prej nga vijnë

Dëgjohen sinjale nga universi i thellë, zbulohet prej nga vijnë

Shpërthimet e shpejta të valëve të radios u zbuluan për herë të parë në vitin 2007, dhe që atëherë ato janë regjistruar 18 herë, por vetëm një nga këto sinjale përsëritet disa herë.

Pas sinjalit të parë të zbuluar nga teleskopi Parker në Australi, shkencëtarët analizuan një sinjal të përsëritur për të zbuluar origjinën e tij.

Ekspozimet janë jashtëzakonisht të forta edhe pse ato zgjasin shumë shkurtër, midis 30 mikrosekonda dhe 9 milisekonda, dhe lëshojnë një sasi mjaft të madhe energjie, ekuivalente me atë që dielli ynë liron në një ditë.


Si burim i tyre, vitin e kaluar u detektua një galaktikë xhuxhe në largësi prej tre miliardë vit drite, dhe shkencëtarët tani kanë zbuluar disa nga kushtet e pazakonta në të cilat krijohen këto shpërthime.

“Shpërthimet janë shumë të polarizuara dhe vijnë nga një mjedis që përmban një fushë shumë të fortë magnetike. Ne gjithashtu zbuluam sinjale me një frekuencë më të lartë deri tani. Kur valët e radios kalojnë nëpër fushën magnetike, ato vijnë në rotacionin e tyre, një fenomen i njohur si efekti Faradej ose rotacioni. Rrotullimi është më i fortë se fusha magnetike, por këto janë shpërthimet më të forta ndonjëherë që janë matur. Kjo tregon se sinjalet vijnë nga afërsia e ndonjë vrime masive të zezë ose nga mjegullnajat e fuqishme, mjegullnajat ndëryjore apo retë mbushur me hidrogjen, helium dhe gazra tjera jonizues në të cilën yjet janë lindur”, thuhet në studimin e publikuar në revistën Nature.

Por, kjo hap pyetje të reja, sepse nëse bëhet fjalë për burim të afërt me vrimën e zezë, thotë Jason Hessels nga Universiteti i Amsterdamit. Sipas tij, është e paqartë se si një vrimë e zezë e tillë ka ekzistuar ndonjëherë në brendi të një galaktike xhuxhe, transmeton kp

“Sa për burimin e drejtpërdrejtë, ne mendojmë se është një pulsar, një yll i neutroneve që rrezaton rrezatim elektromagnetik”, tha Hessels.

“Ne përpiqemi për të përcjellë se si shpërthimet ndryshojnë me kalimin e kohës, për të zbuluar se cila hipotezë është e saktë – nëse bëhet fjalë për një yll neutron pranë vrimës së zezë, apo për një yll neutronesh brenda mjegullnajës”, shton ai.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori